Ferizaj lokaleUshtrim simulues për evakuim dhe reagim ndaj zjarrit në shkollën “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë të Shtimes
1 min čitanja
Ferizaj lokale
Ushtrim simulues për evakuim dhe reagim ndaj zjarrit në shkollën “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë të Shtimes
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Lasgush Poradeci” në fshatin Muzeqinë të Shtimes është zhvilluar një ushtrim i përbashkët simulues për reagimin dhe evakuimin në rast zjarri.Në ushtrim kanë marrë pjesë Policia e Kosovës nga Stacioni në Shtime, Shërbimi i Zjarrfikësve, Njësia e Emergjencës Mjekësore, zyrtari komunal për emergjenca, drejtoria dhe stafi i shkollës, si dhe nxënësit. Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, skenari përfshiu simulimin e një zjarri në klasë, evakuimin e nxënësve, shpëtimin e një nxënësi të simuluar si të lënduar, dhënien e ndihmës së parë dhe transportimin e tij për trajtim të mëtejshëm. Policia siguroi perimetrin dhe koordinoi veprimet gjatë ushtrimit, i cili zgjati nga ora 10:20 deri në 11:10 dhe përfundoi pa incidente.Qëllimi i ushtrimit ishte rritja e gatishmërisë dhe ndërgjegjësimit të nxënësve dhe stafit për reagim të shpejtë, të sigurt dhe të koordinuar në raste emergjente. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.