Arsimi në maqedoniJanevska: Të gjitha reformat janë urgjente, po punojmë për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe harmonizimin e tij me tregun e punës
2 min čitanja
Arsimi në maqedoni
Janevska: Të gjitha reformat janë urgjente, po punojmë për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe harmonizimin e tij me tregun e punës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, mori pjesë në panel diskutimin kushtuar Raportit për Rritjen dhe Vendet e Punës, të cilin Banka Botërore e ka përgatitur për Maqedoninë dhe i cili sot u prezantua në prani të disa përfaqësuesve të qeverisë, si dhe përfaqësuesve të komunitetit akademik dhe atij të biznesit në vend.“Konstatimi se cilësia e arsimit kërkon përmirësime të konsiderueshme qëndron në themel të reformave që po ndërmerren, duke filluar nga arsimi fillor e deri te arsimi i lartë. Jemi të fokusuar në eliminimin e dobësive sistemike dhe të gjitha reformat janë urgjente, sepse si vend në zhvillim nuk mund të lejojmë të humbim potencialin njerëzor”, tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes se cilat ndryshime janë prioritare për lehtësimin e kalimit nga arsimi në punësim.Ministërja theksoi se Qeveria aktuale kujdeset për avancimin e infrastrukturës arsimore, në të cilën gjatë dy viteve janë investuar 70 milionë euro. Po furnizohen programe të reja mësimore dhe tekste shkollore, si dhe po punohet për rritjen e motivimit të kuadrit mësimor përmes rritjes së pagave dhe ofrimit të më shumë mundësive për zhvillim në karrierë dhe profesional.Në arsimin fillor po zbatohet program për orientim profesional, ndërsa në arsimin e mesëm po emërohen këshilltarë për karrierë, të cilët i orientojnë të rinjtë drejt fushave në të cilat kanë potencial. Aftësitë digjitale dhe inteligjenca artificiale janë pjesë e disa kurrikulave, ndërsa po punohet edhe për integrimin e aftësive për tranzicionin e gjelbër.Janevska veçoi arsimin dual në shkollat e mesme profesionale si modelin tonë më të suksesshëm arsimor dhe tha se ai do të vazhdojë të zgjerohet në më shumë shkolla, por edhe në nivele më të larta të arsimit.“Arsimin e mesëm dual e realizojmë në bashkëpunim me agjencinë gjermane dhe zvicerane për zhvillim, si dhe me Suedinë dhe Austrinë, dhe për këto kuadro pothuajse në tërësi është siguruar punësimi te punëdhënësit ku është realizuar arsimi dhe trajnimi praktik. Nëse
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.