FrancaFranca teston raketën bërthamore M51.3, në sfondin e tensioneve me Rusinë
2 min čitanja
Franca
Franca teston raketën bërthamore M51.3, në sfondin e tensioneve me Rusinë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Franca ka kryer testimin e parë të versionit të ri të raketës balistike M51.3, të lëshuar nga nëndetëset, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të saj bërthamor në një periudhë tensionesh të shtuara me Rusinë.Ministria franceze e Mbrojtjes njoftoi të martën se raketa u lëshua në brigjet e Bretanjës, në kuadër të një operacioni për certifikimin e aftësisë së nëndetëses bërthamore Le Vigilant për ta përdorur armën pas një procesi të gjerë mirëmbajtjeje dhe modernizimi.Raketa nuk ishte e pajisur me kokë bërthamore dhe u lëshua pa ngarkesë luftarake, ndërsa ministria tha se testi u krye në përputhje të plotë me detyrimet ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.Megjithëse Parisi nuk e përmendi Rusinë në njoftimin zyrtar, testi vjen në një periudhë përshkallëzimi të retorikës mes Moskës dhe Perëndimit lidhur me luftën në Ukrainë.Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi javën e kaluar Perëndimin kundër përshkallëzimit të tensioneve rreth Ukrainës, duke iu referuar edhe kërcënimeve të mundshme ndaj enklavës ruse të Kaliningradit, e cila ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë. Moska ka bërë të qartë se do ta mbronte territorin me të gjitha mjetet në dispozicion, nëse do ta konsideronte të nevojshme.France Fires New M51.3 Ballistic Missile From Nuclear Submarine Le Vigilant to Restore Readiness https://t.co/tAaKceSll5 — Army Recognition (@ArmyRecognition) October 6, 2026Nga ana tjetër, NATO ka deklaruar se asnjë prej stërvitjeve apo aktiviteteve të saj nuk përbën kërcënim për territorin e Federatës Ruse. Putin ka thënë gjithashtu se Rusia nuk ka plane të sulmojë ndonjë vend evropian dhe se dëshiron bashkëjetesë paqësore.Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili publikoi një video në rrjetin X duke ndjekur testimin, tha: “Sot jemi më të fortë. Mesazhi është dërguar qartë dhe zëshëm, aty ku duhet të merret”.Macron kishte deklaruar në mars se Franca do të rriste arsenalin e saj bërthamor, ndërsa kishte propozuar një nismë për partnerët evropianë, e cila përfshin stërvitje të përba
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.