EvropaDyshime për murtajë pulmonare në Rusi: Çfarë dimë dhe cili është rreziku për Evropën?
2 min čitanja
Evropa
Dyshime për murtajë pulmonare në Rusi: Çfarë dimë dhe cili është rreziku për Evropën?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një punonjëse e institutit kundër murtajës në Irkutsk të Rusisë vdiq pasi një epruvetë u thye në laborator, raportuan mediat rajonale, duke cituar burime anonime pranë shërbimeve të sigurisë së rajonit.Autoritetet ruse deklaruan se nuk gjetën prova që sëmundja e saj të ishte shkaktuar nga ndonjë prej patogjenëve me të cilët ajo punonte. Megjithatë, rasti ka shkaktuar shqetësim në Rusi, pasi raportime të pakonfirmuara mediatike sugjeruan se ajo mund të ketë vdekur nga murtaja pulmonare – një formë më e rrallë, por e rëndë e murtajës, e cila mund të përhapet nga personi në person.Mediat ruse raportuan se rreth 200 persona, të cilët kishin pasur kontakt me punonjësen e ndjerë, ndodheshin nën vëzhgim të rreptë mjekësor dhe se disa spitale në rajon ishin mbyllur e vendosur në karantinë."Meqenëse... burimi i infeksionit ishte në një laborator (i cili me gjasë është dezinfektuar mirë) dhe njerëzit u karantinuan shpejt, ka shumë pak gjasa që ai të përhapet më tej; kështu që, edhe pse është ngjitës, ka pak gjasa të ketë mundësi përhapjeje", ka thënë Alice Hughes, profesoreshë në Universitetin e Melburnit, në një koment për “Science Media Centre”.Megjithatë, autoritetet e shëndetit publik po i ndjekin nga afër zhvillimet.Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) i tha Euronews-it se po e "monitoron nga afër situatën" dhe është në kontakt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, përcjell Telegrafi."Jemi në dijeni të rastit të pneumonisë me origjinë të panjohur në Rusinë lindore, për të cilin dyshohet se bëhet fjalë për murtajë. Ky dyshim ende nuk është konfirmuar", tha një zëdhënës në një deklaratë me shkrim.Zëdhënësi shtoi se, bazuar në informacionet e kufizuara që disponohen aktualisht, nuk ka raportime për raste dytësore apo transmetim të vazhdueshëm nga njeriu te njeriu, si dhe vuri në dukje se ka "pak lëvizje" mes Irkutskut dhe vendeve të Bashkimit Evropian e Zonës Ekonomike Evropiane, "veçanërisht në kohën e tanishme për shkak të luftës së Rusi
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.