PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dardan cenaMbyllet rrugëtimi i Dardan Cenës në Baku, por xhudisti kosovar lë gjurmë në Botëror
2 min čitanja
Dardan cena

Mbyllet rrugëtimi i Dardan Cenës në Baku, por xhudisti kosovar lë gjurmë në Botëror

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dardan Cena është ndalur në luftën e tretë në Kampionatin Botëror të xhudos në Baku të Azerbajxhanit, por largohet nga ngjarja më e madhe e vitit me një paraqitje që do të mbahet mend.Xhudisti kosovar, që garon në kategorinë deri 73 kilogramë, e nisi ditën me fitore ndaj irlandezit Joshua Green, të cilin e mposhti me uazari. Më pas, Cena realizoi një nga fitoret më të mëdha të karrierës së tij, duke eliminuar legjendën gjeorgjiane Lasha Shavdatuashvili.Përballja me Shavdatuashvilin zgjati më shumë se tetë minuta dhe u vendos në “Golden Score”, ku kosovari arriti ta detyronte kundërshtarin të merrte shidoun e tretë. Shavdatuashvili është kampion olimpik dhe botëror, ndaj triumfi i Cenës ishte një prej rezultateve më të rëndësishme të tij në karrierë.Rrugëtimi i 23-vjeçarit u ndal në luftën e tretë, ku u përball me italianin Leonardo Valeriani.Valeriani e nisi më mirë përballjen dhe realizoi aksion për uazari. Cena tentoi të reagonte dhe kërkoi mundësinë për ta kthyer luftën në favorin e tij, por italiani me përvojë e kontrolloi situatën dhe e mbylli duelin me mbërthim për ippon.Megjithatë, dy fitoret në Baku përbëjnë një sukses të madh për Dardan Cenën. Në një kategori me 50 garues në Kampionatin Botëror, kosovari mposhti dy kundërshtarë dhe mbi të gjitha arriti të eliminojë një prej emrave më të mëdhenj të xhudos botërore.Botërori në Baku po zhvillohet nga 4 deri më 10 tetor, me 622 garues nga 93 shtete, ndërsa kategoria 73 kg ishte njëra prej kategorive më të ngjeshura të garës./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dardan Cena është ndalur në luftën e tretë në Kampionatin Botëror të xhudos në Baku të Azerbajxhanit, por largohet nga ngjarja më e madhe e vitit me një paraqitje që do të mbahet mend.Xhudisti kosovar, që garon në kategorinë deri 73 kilogramë, e nisi ditën me fitore ndaj irlandezit Joshua Green, të cilin e mposhti me uazari. Më pas, Cena realizoi një nga fitoret më të mëdha të karrierës së tij, duke eliminuar legjendën gjeorgjiane Lasha Shavdatuashvili.Përballja me Shavdatuashvilin zgjati më shumë se tetë minuta dhe u vendos në “Golden Score”, ku kosovari arriti ta detyronte kundërshtarin të merrte shidoun e tretë. Shavdatuashvili është kampion olimpik dhe botëror, ndaj triumfi i Cenës ishte një prej rezultateve më të rëndësishme të tij në karrierë.Rrugëtimi i 23-vjeçarit u ndal në luftën e tretë, ku u përball me italianin Leonardo Valeriani.Valeriani e nisi më mirë përballjen dhe realizoi aksion për uazari. Cena tentoi të reagonte dhe kërkoi mundësinë për ta kthyer luftën në favorin e tij, por italiani me përvojë e kontrolloi situatën dhe e mbylli duelin me mbërthim për ippon.Megjithatë, dy fitoret në Baku përbëjnë një sukses të madh për Dardan Cenën. Në një kategori me 50 garues në Kampionatin Botëror, kosovari mposhti dy kundërshtarë dhe mbi të gjitha arriti të eliminojë një prej emrave më të mëdhenj të xhudos botërore.Botërori në Baku po zhvillohet nga 4 deri më 10 tetor, me 622 garues nga 93 shtete, ndërsa kategoria 73 kg ishte njëra prej kategorive më të ngjeshura të garës./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…