PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ratha tepA bazohen Arka e Noas - dhe Përmbytja - në një katastrofë të vërtetë të lashtë?
2 min čitanja
Ratha tep

A bazohen Arka e Noas - dhe Përmbytja - në një katastrofë të vërtetë të lashtë?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pllakat me shkrim kuneiform zbulojnë se rrëfimet për përmbytje të ngjashme me atë të Noas qarkullonin në Mesopotami shekuj përpara rrëfimit biblik.Nga: Ratha Tep / History Përkthimi: Telegrafi.comPër shekuj me radhë, eksploruesit janë ngjitur në male, kanë ekzaminuar një formacion gjeologjik në trajtë anijeje dhe kanë shqyrtuar me kujdes fragmente të drurit të lashtë, me shpresën për të gjetur një nga objektet më të famshme e të humbura të historisë: Arkën e Noas. Deri më tani, asnjë zbulim i pretenduar nuk ka dalë i vërtetë.Por, nëse Arka ka rezultuar e pakapshme, origjina e rrëfimit të përmbytjes ofron gjurmë më konkrete. Gjeologët dhe arkeologët kanë gjetur prova të bollshme për përmbytje shkatërrimtare në botën e lashtë, ndërsa pllakat me shkrim kuneiform zbulojnë se rrëfime jashtëzakonisht të ngjashme me rrëfimin e Besëlidhjes së Vjetër për Përmbytjen e Noas qarkullonin në Mesopotami shekuj përpara se të shkruhej rrëfimi biblik.A mund të fshihet një katastrofë e vërtetë e lashtë pas rrëfimit të Përmbytjes së Noas?Kërkimet e hershme për Arkën e NoasLibri i Zanafillës në Bibël e vendos vendin ku u ndal Arka në “malet e Araratit”, pa përcaktuar një majë të veçantë. Kjo paqartësi çoi në përpjekje shekullore për ta gjetur Arkën. Që në shekullin V, një tekst që i atribuohet historianit armen, Faustusit të Bizantit, tregon për peshkopin e shekullit IV, Jakobin e Nisibisit, duke u ngjitur në një mal të quajtur Mali Ararat në Gortouk, në atë që sot është Turqia juglindore. Sipas rrëfimit, Jakobi po i afrohej majës kur një engjëll i tha të mos shkonte më tej dhe i la një fragment të Arkës.Frati dominikan i shekullit XIII, Vinçenci i Bovesë, përshkroi një Arkë që qëndronte në një mal tjetër Ararat, shumë më në veri, pranë kryeqytetit mesjetar armen Ani, në atë që sot është Turqia verilindore. Në rrëfimin e tij, një murg pa emër u përpoq vazhdimisht të ngjitej, derisa më në fund arriti te anija dhe mori me vete një nga trarët e saj.Disa dekada më vonë, tregtari dhe aventur

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pllakat me shkrim kuneiform zbulojnë se rrëfimet për përmbytje të ngjashme me atë të Noas qarkullonin në Mesopotami shekuj përpara rrëfimit biblik.Nga: Ratha Tep / History Përkthimi: Telegrafi.comPër shekuj me radhë, eksploruesit janë ngjitur në male, kanë ekzaminuar një formacion gjeologjik në trajtë anijeje dhe kanë shqyrtuar me kujdes fragmente të drurit të lashtë, me shpresën për të gjetur një nga objektet më të famshme e të humbura të historisë: Arkën e Noas. Deri më tani, asnjë zbulim i pretenduar nuk ka dalë i vërtetë.Por, nëse Arka ka rezultuar e pakapshme, origjina e rrëfimit të përmbytjes ofron gjurmë më konkrete. Gjeologët dhe arkeologët kanë gjetur prova të bollshme për përmbytje shkatërrimtare në botën e lashtë, ndërsa pllakat me shkrim kuneiform zbulojnë se rrëfime jashtëzakonisht të ngjashme me rrëfimin e Besëlidhjes së Vjetër për Përmbytjen e Noas qarkullonin në Mesopotami shekuj përpara se të shkruhej rrëfimi biblik.A mund të fshihet një katastrofë e vërtetë e lashtë pas rrëfimit të Përmbytjes së Noas?Kërkimet e hershme për Arkën e NoasLibri i Zanafillës në Bibël e vendos vendin ku u ndal Arka në “malet e Araratit”, pa përcaktuar një majë të veçantë. Kjo paqartësi çoi në përpjekje shekullore për ta gjetur Arkën. Që në shekullin V, një tekst që i atribuohet historianit armen, Faustusit të Bizantit, tregon për peshkopin e shekullit IV, Jakobin e Nisibisit, duke u ngjitur në një mal të quajtur Mali Ararat në Gortouk, në atë që sot është Turqia juglindore. Sipas rrëfimit, Jakobi po i afrohej majës kur një engjëll i tha të mos shkonte më tej dhe i la një fragment të Arkës.Frati dominikan i shekullit XIII, Vinçenci i Bovesë, përshkroi një Arkë që qëndronte në një mal tjetër Ararat, shumë më në veri, pranë kryeqytetit mesjetar armen Ani, në atë që sot është Turqia verilindore. Në rrëfimin e tij, një murg pa emër u përpoq vazhdimisht të ngjitej, derisa më në fund arriti te anija dhe mori me vete një nga trarët e saj.Disa dekada më vonë, tregtari dhe aventur

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…