Skip to comments
Događaj u razvoju
Gjermani

Arrestim spektakolar në Gjermani: Si përfundoi me pranga në duar ish-shefi i Shërbimit Sekret?

Sot në orën 06:41 në derën e shtëpisë së plakut gjerman August Hanning trokitën policë specialë. Në orën 08:58 një furgon i zi e mori me vete 80-vjeçarin Hanning. Nuk do të ishte lajm nëse Hanning do të ishte një njeri i rëndomtë. Por Hanning ka qenë shef i BND-së, shërbimit sekret gjerman. Dyshimet ndaj tij janë spektakulare: Sipas informacioneve të revistës “DER SPIEGEL” dhe mediave të tjera gjermane, arrestimi lidhet me një hetim të Prokurorit të Përgjithshëm Federal të Gjermanisë, mbi bazën e dyshimit të fortë për spiunazh në dëm të shtetit dhe mbledhje të fshehtë të të dhënave që përbëjnë sekrete shtetërore. Përveç kësaj, Hanningut i atribuohet edhe tentativa për tradhti ndaj shtetit, si dhe veprimtaria si agjent i një shërbimi sekret. Sipas hetimeve, dyshohet se Hanning, pasi përfundoi karrierën e tij si nëpunës shtetëror, ka siguruar dhe ka përcjellë në mënyrë të paligjshme, për vite me radhë, informacione sekrete të Shërbimit Federal të Inteligjencës gjermane (BND). Njëkohësisht autoritetet arrestuan edhe një 64-vjeçar, i cili ka qenë shef i zyrës së Hanning në BND. Dyshohet se nëpërmjet tij Hanning ka siguruar informatat e ndjeshme. Ky ish-zyrtar dyshohet se i ka siguruar Hanningut mbi 2000 dokumente të BND-së. Pyetja që shtrohet tani në Gjermani është: për cilin shërbim të huaj mund të ketë punuar eventualisht Hanning? Sipas gazetës “Süddeutsche Zeitung” dhe televizioneve NDR dhe WDR nuk bëhet fjalë për Rusinë. Megjithatë, në qarqet gjermane të sigurisë prej vitesh ishin parë me habi lidhjet e Hanning me Rusinë, transmeton Telegrafi.Në një hulumtim të gazetës nënvizohet se ngaherë kanë ekzistuar supozime për lidhje tepër të ngushta të Hanningut me Rusinë. Këto fjalë qarkullonin që nga koha kur ai shërbente si diplomat në Berlinin Lindor - ndonëse për këtë nuk ka pasur kurrë prova. Në vitin 2013 - katër vite pas pensionimit - Hanning dëshmoi para një gjykate në Londër në mbështetje të oligarkut rus Oleg Deripaska, i cili në atë kohë kishte ende lidhje të ng

Objavljeno · ažurirano 12:56 · 2 min čitanja

Slika uz članak: Arrestim spektakolar në Gjermani: Si përfundoi me pranga në duar ish-shefi i Shërbimit Sekret?Foto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...