PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bashkimi evropianBE shqyrton kufizime më të ashpra për diplomatët rusë, mes rritjes së kërcënimeve hibride
2 min čitanja
Bashkimi evropian

BE shqyrton kufizime më të ashpra për diplomatët rusë, mes rritjes së kërcënimeve hibride

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e vendosjes së kufizimeve dhe kontrolleve më të ashpra ndaj diplomatëve rusë, ndërsa vendet anëtare përballen me një seri incidentesh që i kanë lidhur me luftën hibride të Moskës në Evropë.Sipas diplomatëve të lartë të njohur me diskutimet, çështja mund të bëhet pjesë e hapave të ardhshëm të regjimit të sanksioneve të BE-së. Debati vjen në një kohë kur disa vende evropiane kanë raportuar raste sabotimi, sulme kibernetike dhe incidente me dronë, të cilat autoritetet i kanë lidhur me Rusinë.Një prej opsioneve që po shqyrtohet është forcimi i kontrolleve mbi lëvizjet e diplomatëve rusë, me synimin për të kufizuar përdorimin e rrjetit diplomatik në aktivitete të dyshuara të luftës hibride dhe sabotazhit, transmeton Telegrafi.Muajin e kaluar, Hungaria dëboi 10 diplomatë rusë, duke i akuzuar për sjellje “të papranueshme” në kuadër të Konventës së Vjenës të vitit 1961. Moska iu përgjigj me dëbimin e diplomatëve hungarezë.Shqetësimet janë shtuar edhe pas incidenteve të tjera në Evropë, përfshirë një zjarrvënie të dyshuar në një kompani të industrisë së mbrojtjes në Estoni dhe zbulimin e një droni të pashpërthyer në aeroportin e Leipzigut në Gjermani, raste që autoritetet i kanë lidhur me aktivitetin rus.BE-ja ka ndërmarrë tashmë hapa për të kontrolluar më nga afër lëvizjet e diplomatëve rusë. Paketa e 19-të e sanksioneve, e miratuar në tetor 2025, vendosi detyrimin që diplomatët rusë të njoftojnë paraprakisht një shtet anëtar kur udhëtojnë në zonën Schengen jashtë vendit ku janë të akredituar.Rregulli vlen për diplomatët dhe zyrtarët konsullorë të të gjitha niveleve, si dhe për stafin administrativ, teknik e të shërbimit dhe familjarët e tyre. Shtetet anëtare mund të vendosin edhe një procedurë më të rreptë, duke kërkuar autorizim paraprak për hyrjen e diplomatëve rusë në territorin e tyre. Nëse autorizimi refuzohet, udhëtimi nuk mund të kryhet.Megjithatë, kjo procedurë autorizimi nuk është e detyrueshme për të gjitha vendet dhe zbati

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e vendosjes së kufizimeve dhe kontrolleve më të ashpra ndaj diplomatëve rusë, ndërsa vendet anëtare përballen me një seri incidentesh që i kanë lidhur me luftën hibride të Moskës në Evropë.Sipas diplomatëve të lartë të njohur me diskutimet, çështja mund të bëhet pjesë e hapave të ardhshëm të regjimit të sanksioneve të BE-së. Debati vjen në një kohë kur disa vende evropiane kanë raportuar raste sabotimi, sulme kibernetike dhe incidente me dronë, të cilat autoritetet i kanë lidhur me Rusinë.Një prej opsioneve që po shqyrtohet është forcimi i kontrolleve mbi lëvizjet e diplomatëve rusë, me synimin për të kufizuar përdorimin e rrjetit diplomatik në aktivitete të dyshuara të luftës hibride dhe sabotazhit, transmeton Telegrafi.Muajin e kaluar, Hungaria dëboi 10 diplomatë rusë, duke i akuzuar për sjellje “të papranueshme” në kuadër të Konventës së Vjenës të vitit 1961. Moska iu përgjigj me dëbimin e diplomatëve hungarezë.Shqetësimet janë shtuar edhe pas incidenteve të tjera në Evropë, përfshirë një zjarrvënie të dyshuar në një kompani të industrisë së mbrojtjes në Estoni dhe zbulimin e një droni të pashpërthyer në aeroportin e Leipzigut në Gjermani, raste që autoritetet i kanë lidhur me aktivitetin rus.BE-ja ka ndërmarrë tashmë hapa për të kontrolluar më nga afër lëvizjet e diplomatëve rusë. Paketa e 19-të e sanksioneve, e miratuar në tetor 2025, vendosi detyrimin që diplomatët rusë të njoftojnë paraprakisht një shtet anëtar kur udhëtojnë në zonën Schengen jashtë vendit ku janë të akredituar.Rregulli vlen për diplomatët dhe zyrtarët konsullorë të të gjitha niveleve, si dhe për stafin administrativ, teknik e të shërbimit dhe familjarët e tyre. Shtetet anëtare mund të vendosin edhe një procedurë më të rreptë, duke kërkuar autorizim paraprak për hyrjen e diplomatëve rusë në territorin e tyre. Nëse autorizimi refuzohet, udhëtimi nuk mund të kryhet.Megjithatë, kjo procedurë autorizimi nuk është e detyrueshme për të gjitha vendet dhe zbati

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…