BullgariaBullgaria dënon sulmin me dronë ndaj dy anijeve në Detin e Zi, vazhdon kërkimi për ekuipazhin e zhdukur
1 min čitanja
Bullgaria
Bullgaria dënon sulmin me dronë ndaj dy anijeve në Detin e Zi, vazhdon kërkimi për ekuipazhin e zhdukur
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryeministri bullgar Rumen Radev e ka dënuar si “absolutisht të papranueshëm” sulmin me dronë ndaj dy anijeve tregtare në Detin e Zi, njëra prej të cilave u fundos.Sulmi ndodhi brenda zonës ekonomike ekskluzive të Bullgarisë, ndërsa autoritetet kanë vijuar kërkimet për anëtarët e ekuipazhit të anijes së fundosur, transmeton Telegrafi.“Një sulm i tillë brenda zonës ekonomike ekskluzive bullgare është absolutisht i papranueshëm”, tha Radev të martën, në nisje të një takimi urgjent për incidentin.Sipas kryeministrit, anijet u goditën nga dronë detarë dhe ajrorë rreth orës 03:00 sipas kohës lokale, rreth 70 milje detare në lindje të qytetit Byala. Dronët godasin dy anije pranë Bullgarisë, njëra fundoset – ekuipazhi rezulton i zhdukur Radev nuk bëri të ditur se kush qëndron pas sulmit, ndërsa autoritetet bullgare vijojnë hetimet për të përcaktuar origjinën e dronëve dhe përgjegjësinë për incidentin.Sulmi ndaj anijeve bullgare ndodhi vetëm një ditë pas fundosjes së një anijeje transportuese të grurit në Detin e Zi, pranë ujërave territoriale të Rumanisë.Helikopterë dhe një avion ushtarak janë përfshirë gjithashtu në operacionin e kërkim-shpëtimit, ndërsa ekipet po përpiqen të gjejnë anëtarët e ekuipazhit që rezultojnë të zhdukur pas fundosjes. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.