PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Brikena berisha“Nga dhjetë gra në pushim të lehonisë, vetëm dy janë të punësuara” - Berisha ngre shqetësimin për punësimin e grave në Kosovë
2 min čitanja
Brikena berisha

“Nga dhjetë gra në pushim të lehonisë, vetëm dy janë të punësuara” - Berisha ngre shqetësimin për punësimin e grave në Kosovë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ekonomistja Brikena Berisha ka folur për pozitën e grave në tregun e punës në Kosovë, duke ngritur shqetësimin se krijimi i familjes vazhdon të jetë një prej momenteve kur një pjesë e grave shkëputen nga puna.Në episodin e tetë të podcastit “Rrugëtimi”, prodhim i Telegrafit, Berisha tha se të dhënat për lehonat e punësuara dhe të papuna tregojnë për një dallim të madh.Sipas saj, janë rreth 6,900 lehona të papuna që përfitojnë nga Qeveria, kundrejt rreth 2,200 lehonave të punësuara. Pse po ikin të rinjtë dhe pse gratë po e braktisin tregun e punës? Brikena Berisha në “Rrugëtimi” Berisha e ilustroi këtë raport me shembullin e dhjetë grave me karroca që mund t’i shohim në rrugët e Kosovës.“Ne i shohim sot që i kemi gjashtë mijë e nëntëqind lehona të papuna që marrin përfitimin nga Qeveria dhe i kemi vetëm dy mijë e dyqind të punësuara. Domethënë, nëse i shihni, unë gjithmonë po e marr si shembull, nëse i shihni dhjetë gra me karroca sot tu ecë nëpër Kosovë, veç dy prej tyre janë që janë në leje të lehonisë, pushim i lehonisë, sepse tentohet me iu ndërru emri në leje të lehonisë, sepse pushim nuk është, dhe tetë janë të papuna”, tha Berisha.Problemi, sipas saj, nuk përfundon vetëm te fakti se një pjesë e madhe e grave janë jashtë tregut të punës në momentin kur bëhen nëna. Ajo paralajmëroi se një pjesë e tyre mund të kenë qenë të punësuara më herët, por të mos kthehen më në tregun e punës pas lindjes së fëmijës.“Dhe gjasat janë që ndoshta ndonjëra prej tyre ka qenë më parë e punësuar, por nuk ka me u kthy. Bile edhe këtu, te dy të punësuarat, është sfidë sa do të kthehen në treg të punës”, deklaroi Berisha.Gjatë diskutimit në “Rrugëtimi”, ajo e lidhi pozitën e grave në tregun e punës edhe me kujdesin ndaj fëmijëve, mungesën e infrastrukturës së mjaftueshme dhe mënyrën se si është rregulluar leja e lehonisë.Intervistën e plotë me Brikena Berishën mund ta ndiqni në episodin e tetë të podcastit “Rrugëtimi”, prodhim i Telegrafit. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ekonomistja Brikena Berisha ka folur për pozitën e grave në tregun e punës në Kosovë, duke ngritur shqetësimin se krijimi i familjes vazhdon të jetë një prej momenteve kur një pjesë e grave shkëputen nga puna.Në episodin e tetë të podcastit “Rrugëtimi”, prodhim i Telegrafit, Berisha tha se të dhënat për lehonat e punësuara dhe të papuna tregojnë për një dallim të madh.Sipas saj, janë rreth 6,900 lehona të papuna që përfitojnë nga Qeveria, kundrejt rreth 2,200 lehonave të punësuara. Pse po ikin të rinjtë dhe pse gratë po e braktisin tregun e punës? Brikena Berisha në “Rrugëtimi” Berisha e ilustroi këtë raport me shembullin e dhjetë grave me karroca që mund t’i shohim në rrugët e Kosovës.“Ne i shohim sot që i kemi gjashtë mijë e nëntëqind lehona të papuna që marrin përfitimin nga Qeveria dhe i kemi vetëm dy mijë e dyqind të punësuara. Domethënë, nëse i shihni, unë gjithmonë po e marr si shembull, nëse i shihni dhjetë gra me karroca sot tu ecë nëpër Kosovë, veç dy prej tyre janë që janë në leje të lehonisë, pushim i lehonisë, sepse tentohet me iu ndërru emri në leje të lehonisë, sepse pushim nuk është, dhe tetë janë të papuna”, tha Berisha.Problemi, sipas saj, nuk përfundon vetëm te fakti se një pjesë e madhe e grave janë jashtë tregut të punës në momentin kur bëhen nëna. Ajo paralajmëroi se një pjesë e tyre mund të kenë qenë të punësuara më herët, por të mos kthehen më në tregun e punës pas lindjes së fëmijës.“Dhe gjasat janë që ndoshta ndonjëra prej tyre ka qenë më parë e punësuar, por nuk ka me u kthy. Bile edhe këtu, te dy të punësuarat, është sfidë sa do të kthehen në treg të punës”, deklaroi Berisha.Gjatë diskutimit në “Rrugëtimi”, ajo e lidhi pozitën e grave në tregun e punës edhe me kujdesin ndaj fëmijëve, mungesën e infrastrukturës së mjaftueshme dhe mënyrën se si është rregulluar leja e lehonisë.Intervistën e plotë me Brikena Berishën mund ta ndiqni në episodin e tetë të podcastit “Rrugëtimi”, prodhim i Telegrafit. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…