Masa individualeStudimi në Zvicër: Ja sa zviceranë janë të gatshëm të heqin dorë nga vetura për hir të klimës
2 min čitanja
Masa individuale
Studimi në Zvicër: Ja sa zviceranë janë të gatshëm të heqin dorë nga vetura për hir të klimës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një studim i ri tregon se cilat masa individuale kursejnë më shumë gazra serrë dhe cilat do të ishin të gatshëm të miratonin qytetarët zviceranë.Shumica e njerëzve në Zvicër janë të gatshëm të ndërmarrin masa për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë, por heqja dorë nga vetura mbetet një nga opsionet më pak të preferuara, tregon një studim i ri.Studiuesit e ETH Zürich kanë analizuar të dhënat e 2,793 personave nga një mostër përfaqësuese në Zvicër, duke shqyrtuar se cilat masa personale do të ishin të gatshëm t’i ndërmerrnin për të ulur emetimet e tyre të gazrave serrë me 30 për qind. Rezultatet tregojnë se 56 për qind e të anketuarve arritën objektivin e reduktimit prej 30 për qind përmes masave që zgjodhën, raporton Watson.ch.Më tërheqëse rezultuan masat që kërkojnë më pak ndryshime në jetën e përditshme. Rreth 58 për qind e personave për të cilët ishte e përshtatshme zgjodhën instalimin e pompës së nxehtësisë, ndërsa 54 për qind instalimin e paneleve diellore.Edhe ndryshimet në sjelljen e përditshme gjetën mbështetje. Rreth 53 për qind zgjodhën uljen e temperaturës së ambienteve të banimit, ndërsa 36 për qind deklaruan se do të reduktonin fluturimet në distanca të gjata.Pak persona të gatshëm të heqin dorë nga veturaMegjithëse heqja dorë plotësisht nga vetura mund të sjellë një reduktim të konsiderueshëm të emetimeve personale, kjo masë ishte ndër më pak të preferuarat, transmeton Telegrafi.Sipas studimit, heqja dorë plotësisht nga vetura do të ulte mesatarisht me 14 për qind emetimet e përgjithshme personale, por vetëm një pjesë e vogël e të anketuarve zgjodhën këtë mundësi.Dallime u vunë re edhe në varësi të të ardhurave. Rreth 8 për qind e personave me të ardhura më të ulëta ishin të gatshëm ta shisnin veturën, krahasuar me vetëm 4 për qind të personave me të ardhura të larta.Në anën tjetër, personat me të ardhura më të larta ishin më të prirur të zgjidhnin masa më të kushtueshme teknologjike, si instalimi i pompave të nxehtësisë ose ndërrimi i automjetit.Pomp
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.