PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Alejandro baldeBalde mund të largohet nga Barcelona në janar, interesim nga Liga Premier
2 min čitanja
Alejandro balde

Balde mund të largohet nga Barcelona në janar, interesim nga Liga Premier

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Alejandro Balde po shqyrton mundësinë e largimit nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit, pasi ka humbur hapësirë në planet e Hansi Flick.Alejandro Balde mund të jetë një nga emrat e Barcelonës që do të kërkojë një ndryshim gjatë afatit kalimtar të janarit.Mbrojtësi i majtë spanjoll ka tërhequr interesimin e Sunderlandit, i cili po shqyrton mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi për pjesën e dytë të sezonit. Synimi i klubit anglez është që 22-vjeçari të fitojë vazhdimësi dhe minuta të rregullta në Ligën Premier. Sipas raportimeve të TEAMtalk, drejtuesit e Barcelonës i kanë dhënë Baldes dritën jeshile për të shqyrtuar një largim në mes të sezonit, pas rënies së rolit të tij në planet e Hansi Flick.Balde iu bashkua ekipit të parë të Barcelonës në korrik të vitit 2022 dhe ka kontratë me klubin katalanas deri në qershor të vitit 2028. Pavarësisht se vlera e tij në treg vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe ai ka shtatë paraqitje me kombëtaren e Spanjës, mbrojtësi ka humbur terren në konkurrencën për pozitën e krahut të majtë.Interesimi për të nuk vjen vetëm nga Sunderland, sipas raportimeve, përfaqësuesit e Baldes kanë pasur kontakte edhe me Evertonin dhe Fulhamin, ndërsa huazimi i tij u është ofruar gjithashtu Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.Sunderland po analizon mundësitë financiare për të përballuar pagën e Baldes në rast të një huazimi në janar, duke respektuar njëkohësisht kufizimet financiare të klubit.Vetë futbollisti thuhet se është i hapur për një transferim në futbollin anglez gjatë pjesës së dytë të sezonit 2026/27. Një nga çështjet që mbetet për t'u përcaktuar është nëse marrëveshja do të përfshijë edhe një opsion jo të detyrueshëm blerjeje në fund të huazimit.Drejtuesit e Sunderlandit besojnë se Balde do t'i shtonte dinamizëm krahut të majtë dhe do të ishte një përforcim i rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit.Përfaqësuesit e mbrojtësit pritet të zhvillojnë kontakte më konkrete me drejtuesit e Sunderlandit gjatë pushimit të nëntorit për

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Alejandro Balde po shqyrton mundësinë e largimit nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit, pasi ka humbur hapësirë në planet e Hansi Flick.Alejandro Balde mund të jetë një nga emrat e Barcelonës që do të kërkojë një ndryshim gjatë afatit kalimtar të janarit.Mbrojtësi i majtë spanjoll ka tërhequr interesimin e Sunderlandit, i cili po shqyrton mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi për pjesën e dytë të sezonit. Synimi i klubit anglez është që 22-vjeçari të fitojë vazhdimësi dhe minuta të rregullta në Ligën Premier. Sipas raportimeve të TEAMtalk, drejtuesit e Barcelonës i kanë dhënë Baldes dritën jeshile për të shqyrtuar një largim në mes të sezonit, pas rënies së rolit të tij në planet e Hansi Flick.Balde iu bashkua ekipit të parë të Barcelonës në korrik të vitit 2022 dhe ka kontratë me klubin katalanas deri në qershor të vitit 2028. Pavarësisht se vlera e tij në treg vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe ai ka shtatë paraqitje me kombëtaren e Spanjës, mbrojtësi ka humbur terren në konkurrencën për pozitën e krahut të majtë.Interesimi për të nuk vjen vetëm nga Sunderland, sipas raportimeve, përfaqësuesit e Baldes kanë pasur kontakte edhe me Evertonin dhe Fulhamin, ndërsa huazimi i tij u është ofruar gjithashtu Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.Sunderland po analizon mundësitë financiare për të përballuar pagën e Baldes në rast të një huazimi në janar, duke respektuar njëkohësisht kufizimet financiare të klubit.Vetë futbollisti thuhet se është i hapur për një transferim në futbollin anglez gjatë pjesës së dytë të sezonit 2026/27. Një nga çështjet që mbetet për t'u përcaktuar është nëse marrëveshja do të përfshijë edhe një opsion jo të detyrueshëm blerjeje në fund të huazimit.Drejtuesit e Sunderlandit besojnë se Balde do t'i shtonte dinamizëm krahut të majtë dhe do të ishte një përforcim i rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit.Përfaqësuesit e mbrojtësit pritet të zhvillojnë kontakte më konkrete me drejtuesit e Sunderlandit gjatë pushimit të nëntorit për

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…