PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Fiona macdonald“Askush nuk shfaqi asnjë shenjë pendese”: Juristi amerikan që nxori nazistët para gjyqit
2 min čitanja
Fiona macdonald

“Askush nuk shfaqi asnjë shenjë pendese”: Juristi amerikan që nxori nazistët para gjyqit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Më 29 shtator 1947 filloi “gjyqi më i madh për vrasje në histori”. Shtatëdhjetë vjet më vonë, kryeprokurori Ben Ferencz i tregoi BBC-së se si luftoi për t’i nxjerrë 22 vrasës para drejtësisë.Nga: Fiona Macdonald / BBC (titulli: 'No one showed any sign of remorse': The heroic US lawyer who put Nazi death squad members on trial at Nuremberg) Përkthimi: Telegrafi.com“Kam shkruar diku se kisha hedhur shikimin në ferr - mendoj se ferri do të ishte parajsë krahasuar me atë që pashë”.Në vitin 2017, Ben Ferencz i tregoi BBC-së për skenat rrëqethëse që kishte parë në kampin e përqendrimit Buhenvald në fund të Luftës së Dytë Botërore - një përvojë e cila parapriu që ai, në moshën 27-vjeçare, të bëhej prokurori më i ri amerikan në gjyqet për krime lufte në Nuremberg.Ferencz - njujorkezi hebre me prejardhje hungareze, i cili u regjistrua në ushtri sapo u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Harvardit në vitin 1943 - zbarkoi në plazhet e Normandisë. Më vonë, si hetues i krimeve të luftës, ai ishte një nga ushtarët e parë amerikanë që hynë në kampet e sapoçliruara naziste të vdekjes. Ai parapëlqente të mos i diskutonte ato kujtime, siç i tha Zeinab Badawit në vitin 2017. “Nuk më pëlqen të flas shumë për këtë, sepse e kam të vështirë t’i kontrolloj emocionet e mia”.Megjithatë, edhe në moshën 97-vjeçare ai ishte në gjendje të rrëfente me hollësi atë që kishte parë. “Mund t’jua përshkruaj mjaft qartë, sepse kujtimi është shumë i ngulitur në mendjen time. Por, në të njëjtën kohë, nuk do ta kuptoni kurrë se si ishte, sepse mendja racionale njerëzore nuk mund ta rrokë plotësisht”. Ai kujtonte se kishte parë trupa në tokë kur hyri në Buhenvald dhe të burgosur aq të dobësuar sa ishin “skelete të veshura me lecka”.Kur Ferenczi u kthye në Nju Jork në vitin 1945, Pentagoni (selia e Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së) e pyeti nëse mund të ndihmonte me gjyqet që po zhvilloheshin në Nuremberg. “Shtetet e Bashkuara, në veçanti, mendonin se Tribunali Ushtarak Ndërkombëtar kundër Hermann Gör

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Më 29 shtator 1947 filloi “gjyqi më i madh për vrasje në histori”. Shtatëdhjetë vjet më vonë, kryeprokurori Ben Ferencz i tregoi BBC-së se si luftoi për t’i nxjerrë 22 vrasës para drejtësisë.Nga: Fiona Macdonald / BBC (titulli: 'No one showed any sign of remorse': The heroic US lawyer who put Nazi death squad members on trial at Nuremberg) Përkthimi: Telegrafi.com“Kam shkruar diku se kisha hedhur shikimin në ferr - mendoj se ferri do të ishte parajsë krahasuar me atë që pashë”.Në vitin 2017, Ben Ferencz i tregoi BBC-së për skenat rrëqethëse që kishte parë në kampin e përqendrimit Buhenvald në fund të Luftës së Dytë Botërore - një përvojë e cila parapriu që ai, në moshën 27-vjeçare, të bëhej prokurori më i ri amerikan në gjyqet për krime lufte në Nuremberg.Ferencz - njujorkezi hebre me prejardhje hungareze, i cili u regjistrua në ushtri sapo u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Harvardit në vitin 1943 - zbarkoi në plazhet e Normandisë. Më vonë, si hetues i krimeve të luftës, ai ishte një nga ushtarët e parë amerikanë që hynë në kampet e sapoçliruara naziste të vdekjes. Ai parapëlqente të mos i diskutonte ato kujtime, siç i tha Zeinab Badawit në vitin 2017. “Nuk më pëlqen të flas shumë për këtë, sepse e kam të vështirë t’i kontrolloj emocionet e mia”.Megjithatë, edhe në moshën 97-vjeçare ai ishte në gjendje të rrëfente me hollësi atë që kishte parë. “Mund t’jua përshkruaj mjaft qartë, sepse kujtimi është shumë i ngulitur në mendjen time. Por, në të njëjtën kohë, nuk do ta kuptoni kurrë se si ishte, sepse mendja racionale njerëzore nuk mund ta rrokë plotësisht”. Ai kujtonte se kishte parë trupa në tokë kur hyri në Buhenvald dhe të burgosur aq të dobësuar sa ishin “skelete të veshura me lecka”.Kur Ferenczi u kthye në Nju Jork në vitin 1945, Pentagoni (selia e Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së) e pyeti nëse mund të ndihmonte me gjyqet që po zhvilloheshin në Nuremberg. “Shtetet e Bashkuara, në veçanti, mendonin se Tribunali Ushtarak Ndërkombëtar kundër Hermann Gör

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…