Skip to comments
Događaj u razvoju
Shba

Nidal Hasan do të ekzekutohet me pushkatim, i pari ekzekutim ushtarak në SHBA që nga 1961

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka miratuar ekzekutimin me pushkatim të ish-majorit të ushtrisë amerikane Nidal Malik Hasan, i dënuar me vdekje për sulmin e vitit 2009 në bazën ushtarake Fort Hood në Teksas.Nëse ekzekutimi kryhet, ai do të jetë ekzekutimi i parë ushtarak në SHBA që nga viti 1961 dhe i pari me pushkatim që nga viti 1945. Vendimi u propozua nga sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ndërsa Pentagonit i takon tani të përcaktojë hapat e mëtejshëm, transmeton Telegrafi.Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, njoftoi se sekretari i Ushtrisë do të përcaktojë kohën dhe vendin e ekzekutimit. Miratimi presidencial nuk do të thotë domosdoshmërisht se ekzekutimi do të kryhet menjëherë, pasi Hasan mund të ndjekë ende rrugë të tjera ligjore për ta shtyrë atë.Hasan, atëherë major dhe psikiatër i ushtrisë amerikane, hapi zjarr më 5 nëntor 2009 në një qendër mjekësore në Fort Hood, ku ushtarët po përgatiteshin për dislokim. Sulmi la të vrarë 13 persona, përfshirë 12 ushtarë aktivë dhe një ish-ushtarak, ndërsa 32 të tjerë u plagosën.Në gjyqin ushtarak të vitit 2013, Hasan u shpall fajtor për 45 akuza, përfshirë vrasje dhe tentativë vrasjeje me paramendim, dhe u dënua me vdekje. Ai kishte pranuar se ishte personi që kishte kryer sulmin dhe tha se kishte vepruar për të parandaluar ushtarët amerikanë të shkonin në Afganistan dhe të luftonin kundër myslimanëve.Ekzekutimet në sistemin ushtarak amerikan janë jashtëzakonisht të rralla. Hasan është njëri prej vetëm katër të burgosurve që aktualisht ndodhen në “death row” ushtarak në burgun Fort Leavenworth në Kansas.Sipas ligjit ushtarak amerikan, një dënim me vdekje i dhënë nga gjykata ushtarake duhet të miratohet nga presidenti përpara se të zbatohet. Procesi përfshin gjithashtu shqyrtime gjyqësore dhe ankime, çka mund të ndEkzekutimi i fundit ushtarak në SHBA u krye në vitin 1961, kur ushtari John Bennett u var në Fort Leavenworth. Ndërsa ekzekutimi i fundit i njohur me pushkatim nga ushtria amerikane daton në nëntor 1945,

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Nidal Hasan do të ekzekutohet me pushkatim, i pari ekzekutim ushtarak në SHBA që nga 1961Foto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...