PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
RiciklimiNë Cyrih, gjithnjë e më shumë gjoba shlyhen përmes punës në komunitet
2 min čitanja
Riciklimi

Në Cyrih, gjithnjë e më shumë gjoba shlyhen përmes punës në komunitet

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Në Cyrih, një numër në rritje i personave po zgjedhin t’i shlyejnë gjobat përmes punës në komunitet, në vend të vuajtjes së dënimit me burg. Autoritetet thonë se kjo praktikë po rezulton e suksesshme.Shkeljet e shpejtësisë, drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit apo udhëtimi pa biletë në transportin publik janë ndër veprat që mund të rezultojnë me gjoba të larta. Në disa raste, ato mund të arrijnë në disa mijëra franga zvicerane.Personat që nuk kanë mundësi t’i paguajnë gjobat kanë mundësinë që, në vend të burgimit, t’i shlyejnë ato përmes punës në komunitet raporton SRF.Mundësia për të zëvendësuar dënimin me punë në komunitet ekziston prej vitesh në Zvicër. Megjithatë, që nga viti 2019, numri i rasteve të tilla në nivel kombëtar ka rënë me rreth një të tretën. Për këtë arsye, kantoni i Cyrihut synoi ta ndryshojë këtë trend.Gati 1,400 persona e shfrytëzuan mundësinëPrej shtatorit të vitit 2025, kantoni i Cyrihut e menaxhon vetë të ashtuquajturën Qendër Informimi për Gjoba. Më parë, këtë shërbim në emër të kantonit e drejtonte një fondacion, transmeton Telegrafi.Désirée Weber Renz, përgjegjëse për qendrën, thotë se rezultatet kanë qenë pozitive.“Ne i kemi arritur objektivat tona. Kemi përmirësuar qasjen, i kontaktojmë personat më shpejt, mund të angazhohemi më mirë me ta dhe t’i referojmë më me efikasitet në shërbimet e përshtatshme”, deklaron ajo.Që nga marrja e përgjegjësisë nga kantoni në shtator 2025, qendra ka pranuar 1,388 kërkesa, pothuajse të gjitha të miratuara.Sipas autoriteteve, rreth 80 për qind e rasteve përfundojnë me sukses.Personat që zgjedhin këtë formë të dënimit angazhohen në punë të ndryshme, si mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra, riciklimi, punëtori me punë të thjeshta artizanale apo puna në kuzhina, përfshirë atë të Spitalit të Qytetit Triemli.“Kemi shumë fat që kemi një portofol të madh institucionesh dhe biznesesh”, thotë Weber Renz. Aktualisht, në këtë program janë të përfshira rreth 250 vende pune, duke u mundësuar autoriteteve që të

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Në Cyrih, një numër në rritje i personave po zgjedhin t’i shlyejnë gjobat përmes punës në komunitet, në vend të vuajtjes së dënimit me burg. Autoritetet thonë se kjo praktikë po rezulton e suksesshme.Shkeljet e shpejtësisë, drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit apo udhëtimi pa biletë në transportin publik janë ndër veprat që mund të rezultojnë me gjoba të larta. Në disa raste, ato mund të arrijnë në disa mijëra franga zvicerane.Personat që nuk kanë mundësi t’i paguajnë gjobat kanë mundësinë që, në vend të burgimit, t’i shlyejnë ato përmes punës në komunitet raporton SRF.Mundësia për të zëvendësuar dënimin me punë në komunitet ekziston prej vitesh në Zvicër. Megjithatë, që nga viti 2019, numri i rasteve të tilla në nivel kombëtar ka rënë me rreth një të tretën. Për këtë arsye, kantoni i Cyrihut synoi ta ndryshojë këtë trend.Gati 1,400 persona e shfrytëzuan mundësinëPrej shtatorit të vitit 2025, kantoni i Cyrihut e menaxhon vetë të ashtuquajturën Qendër Informimi për Gjoba. Më parë, këtë shërbim në emër të kantonit e drejtonte një fondacion, transmeton Telegrafi.Désirée Weber Renz, përgjegjëse për qendrën, thotë se rezultatet kanë qenë pozitive.“Ne i kemi arritur objektivat tona. Kemi përmirësuar qasjen, i kontaktojmë personat më shpejt, mund të angazhohemi më mirë me ta dhe t’i referojmë më me efikasitet në shërbimet e përshtatshme”, deklaron ajo.Që nga marrja e përgjegjësisë nga kantoni në shtator 2025, qendra ka pranuar 1,388 kërkesa, pothuajse të gjitha të miratuara.Sipas autoriteteve, rreth 80 për qind e rasteve përfundojnë me sukses.Personat që zgjedhin këtë formë të dënimit angazhohen në punë të ndryshme, si mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra, riciklimi, punëtori me punë të thjeshta artizanale apo puna në kuzhina, përfshirë atë të Spitalit të Qytetit Triemli.“Kemi shumë fat që kemi një portofol të madh institucionesh dhe biznesesh”, thotë Weber Renz. Aktualisht, në këtë program janë të përfshira rreth 250 vende pune, duke u mundësuar autoriteteve që të

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…