Akil gjakovaFat i keq për Akil Gjakovën, Dardan Cena vazhdon rrugëtimin në Botërorin e xhudos
1 min čitanja
Akil gjakova
Fat i keq për Akil Gjakovën, Dardan Cena vazhdon rrugëtimin në Botërorin e xhudos
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kampionati Botëror i xhudos ka nisur me rezultate të ndryshme për Kosovën, me Dardan Cenën që e kaloi me sukses luftën e parë, ndërsa Akil Gjakova u eliminua që në përballjen e tij të parë.Dardan Cena e nisi mbarë garimin në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke e mposhtur në luftën e parë irlandezin Joshua Green me uazari.Tani, Cena do të ketë përballë një emër të madh të xhudos botërore, legjendën gjeorgjiane Lasha Shavdatuashvili, në luftën e radhës.Ndërkohë, fati nuk ishte në anën e Akil Gjakovës, i cili pati një short tejet të vështirë, pasi që në luftën e parë u përball me kampionin olimpik dhe njërin prej xhudistëve më të mirë të dekadës së fundit, azerbajxhanasin Hidayat Heydarov.Gjakova e nisi mirë përballjen dhe në minutat e para arriti ta kontrollonte luftën, por një moment i pafat e ktheu duelin në favor të Heydarovit.Xhudisti vendas e shfrytëzoi menjëherë momentin dhe me një tjetër aksion arriti ta përfundonte luftën me Ippon.Kështu, Akil Gjakova u eliminua që në luftën e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë, ndërsa Dardan Cena vazhdon garimin dhe synon ta kalojë edhe pengesën e radhës.Kampionati Botëror i xhudos po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.