PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albulena haxhiuSpecialja dhe presidenti përplasin partitë, mbeten pak orë deri në mbyllje të afatit kushtetues
2 min čitanja
Albulena haxhiu

Specialja dhe presidenti përplasin partitë, mbeten pak orë deri në mbyllje të afatit kushtetues

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën me 91 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në lexim të parë, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ndryshimet megjithatë nuk parashohin shpërbërjen e Gjykatës Speciale dhe nuk ndalin procedurat e apelit për ish-krerët e UÇK-së të dënuar në shkallën e parë. Pas votimit, PDK-ja kërkoi që leximi i dytë të zhvillohej po të hënën në orën 17:30. Kjo u kundërshtua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi fillimisht pajtueshmëri për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se zgjedhja e kreut të shtetit është çështje urgjente. Seanca përfundoi pa u zhvilluar votimi i dytë. Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se partia e saj nuk negocion për ligjin dhe kërkoi që deputetët të rikthehen në Kuvend për ta miratuar atë në lexim të dytë.Ndërkohë, protesta para Kuvendit, e cila po mbahet prej ditësh në mbështetje të ndryshimeve ligjore, u tensionua gjatë mbrëmjes. Protestuesit hodhën mjete piroteknike në drejtim të Kuvendit dhe Policisë, ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë turmat. Në disa sheshe të Prishtinës pati përplasje dhe bllokim të rrugëve përreth Kuvendit. Protestuesit kërkuan që ndryshimet të miratohen edhe në lexim të dytë dhe deklaruan se nuk do të largohen pa përfunduar procesi. Protesta shumëorëshe pranë Kuvendit ka përfunduar rreth gjysmë ore para mesnatës të hënën.Policia: Gjashtë zyrtarë të lënduar dhe tre protestues të shoqëruar pas përplasjeve në PrishtinëPolicia e Kosovës ka njoftuar për zhvillimet gjatë protestës së zhvilluar të hënën në mbrëmje pranë institucioneve shtetërore në Prishtinë, ku, sipas saj, janë shënuar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe zyrtarëve policorë.Sipas Policisë, gjatë protestës disa pjesëmarrës kanë hedhur mjete piroteknike, fishekzjarre dhe mjete të forta në drejtim të objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.Për shkak të situatës, Policia thotë se ka ndërhyrë disa herë për t

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën me 91 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në lexim të parë, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ndryshimet megjithatë nuk parashohin shpërbërjen e Gjykatës Speciale dhe nuk ndalin procedurat e apelit për ish-krerët e UÇK-së të dënuar në shkallën e parë. Pas votimit, PDK-ja kërkoi që leximi i dytë të zhvillohej po të hënën në orën 17:30. Kjo u kundërshtua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi fillimisht pajtueshmëri për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se zgjedhja e kreut të shtetit është çështje urgjente. Seanca përfundoi pa u zhvilluar votimi i dytë. Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se partia e saj nuk negocion për ligjin dhe kërkoi që deputetët të rikthehen në Kuvend për ta miratuar atë në lexim të dytë.Ndërkohë, protesta para Kuvendit, e cila po mbahet prej ditësh në mbështetje të ndryshimeve ligjore, u tensionua gjatë mbrëmjes. Protestuesit hodhën mjete piroteknike në drejtim të Kuvendit dhe Policisë, ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë turmat. Në disa sheshe të Prishtinës pati përplasje dhe bllokim të rrugëve përreth Kuvendit. Protestuesit kërkuan që ndryshimet të miratohen edhe në lexim të dytë dhe deklaruan se nuk do të largohen pa përfunduar procesi. Protesta shumëorëshe pranë Kuvendit ka përfunduar rreth gjysmë ore para mesnatës të hënën.Policia: Gjashtë zyrtarë të lënduar dhe tre protestues të shoqëruar pas përplasjeve në PrishtinëPolicia e Kosovës ka njoftuar për zhvillimet gjatë protestës së zhvilluar të hënën në mbrëmje pranë institucioneve shtetërore në Prishtinë, ku, sipas saj, janë shënuar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe zyrtarëve policorë.Sipas Policisë, gjatë protestës disa pjesëmarrës kanë hedhur mjete piroteknike, fishekzjarre dhe mjete të forta në drejtim të objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.Për shkak të situatës, Policia thotë se ka ndërhyrë disa herë për t

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…