PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Burim ramadaniRamadani kërkon hetim për veprimet e Policisë gjatë protestës
2 min čitanja
Burim ramadani

Ramadani kërkon hetim për veprimet e Policisë gjatë protestës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar nisjen e hetimeve për veprimet e Policisë së Kosovës gjatë protestës së zhvilluar në Prishtinë, ku qytetarët kërkuan miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.Ramadani ka vlerësuar se sjellja e Policisë gjatë protestës ka qenë joproporcionale, ndërsa ka kërkuar që Inspektorati Policor i Kosovës të hetojë veprimet e zyrtarëve policorë.Ai ka publikuar edhe fotografi të llojit të gazit lotsjellës që, sipas tij, është përdorur nga Policia gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve.Ramadani ka kërkuar që të shqyrtohet Plani Operativ i Policisë, pajisjet e përdorura dhe niveli i forcës së aplikuar gjatë protestës.“Duhet ta shohin me detaje Planin Operativ, nëse ka qenë i përgatitur mirë, pajisjet dhe nivelin e forcës së përdorur”, ka shkruar Ramadani.Ai ka bërë të ditur se, në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, do të kërkojë raportim urgjent nga drejtori i Policisë për masat e ndërmarra gjatë protestës.Po ashtu, Ramadani ka thënë se do të kërkojë edhe raportim nga kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës për aktivizimin dhe hetimet lidhur me veprimet e policisë.“Nëse s’ka tash Parlament, pas zgjedhjeve gjithsesi askush të mos mendojë se i ikën përgjegjësisë! Nuk harrohen gabimet! Nuk mund të falen ato!”, ka deklaruar ai./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar nisjen e hetimeve për veprimet e Policisë së Kosovës gjatë protestës së zhvilluar në Prishtinë, ku qytetarët kërkuan miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.Ramadani ka vlerësuar se sjellja e Policisë gjatë protestës ka qenë joproporcionale, ndërsa ka kërkuar që Inspektorati Policor i Kosovës të hetojë veprimet e zyrtarëve policorë.Ai ka publikuar edhe fotografi të llojit të gazit lotsjellës që, sipas tij, është përdorur nga Policia gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve.Ramadani ka kërkuar që të shqyrtohet Plani Operativ i Policisë, pajisjet e përdorura dhe niveli i forcës së aplikuar gjatë protestës.“Duhet ta shohin me detaje Planin Operativ, nëse ka qenë i përgatitur mirë, pajisjet dhe nivelin e forcës së përdorur”, ka shkruar Ramadani.Ai ka bërë të ditur se, në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, do të kërkojë raportim urgjent nga drejtori i Policisë për masat e ndërmarra gjatë protestës.Po ashtu, Ramadani ka thënë se do të kërkojë edhe raportim nga kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës për aktivizimin dhe hetimet lidhur me veprimet e policisë.“Nëse s’ka tash Parlament, pas zgjedhjeve gjithsesi askush të mos mendojë se i ikën përgjegjësisë! Nuk harrohen gabimet! Nuk mund të falen ato!”, ka deklaruar ai./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…