Lumbardh dellovaDellova dhe Krasniqi lënë pas emrat e mëdhenj, dyshja e Kosovës në krye të Ligës së Kombeve
2 min čitanja
Lumbardh dellova
Dellova dhe Krasniqi lënë pas emrat e mëdhenj, dyshja e Kosovës në krye të Ligës së Kombeve
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi po shkëlqejnë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, me dy mbrojtësit e Kosovës që kanë regjistruar numrin më të madh të topave të rikuperuar në katër ndeshjet e para të garës.Sipas statistikave të UEFA-s, Dellova kryeson me 34 topa të rikuperuar, ndërsa menjëherë pas tij renditet Ilir Krasniqi me 33. Dyshja kosovare gjendet kështu në dy pozitat e para të kësaj statistike, duke lënë pas disa emra të njohur të futbollit evropian.Në vendin e tretë, me nga 32 rikuperime, janë Renato Veiga i Portugalisë, mbrojtësi i Villarrealit, Neco Williams i Uellsit, pjesë e Nottingham Forestit, si dhe Joachim Andersen i Danimarkës, mbrojtësi i Fulhamit. Lumbardh DellovaPra, Dellova dhe Krasniqi kanë lënë pas në këtë statistikë lojtarë me përvojë në nivelet më të larta të futbollit evropian. Veiga është reprezentues i Portugalisë dhe pjesë e Villarrealit, Williams është një prej mbrojtësve kryesorë të Uellsit dhe Nottingham Forestit, ndërsa Andersen është një prej emrave të rëndësishëm të Danimarkës dhe Fulhamit.Ajo që e bën edhe më domethënëse paraqitjen e dyshes kosovare është vazhdimësia. Dellova dhe Krasniqi i kanë zhvilluar të katër ndeshjet nga 90 minuta, duke kompletuar nga 360 minuta lojë në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Ilir Krasniqi Paraqitjet e tyre kanë qenë ndër pikat më të forta të Kosovës në këtë cikël.Në total, dyshja ka regjistruar 67 topa të rikuperuar, duke treguar jo vetëm qëndrueshmëri, por edhe ndikimin e madh në fazën defensive. Dellova dhe Krasniqi kanë qenë të rëndësishëm në rikthimin e posedimit dhe në stabilitetin e repartit defensiv të Kosovës.Për Kosovën, kjo është një tjetër statistikë që dëshmon rritjen individuale të futbollistëve. Dellova dhe Krasniqi, dyshja e fortë e KosovësDy mbrojtësit kosovarë në krye të një renditjeje të Ligës së Kombeve, përpara emrave si Renato Veiga, Neco Williams dhe Joachim Andersen, është padyshim një nga statistikat më interesante të këtij cikli. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.