Fc prishtina 01Nga gazi lotsjellës te shtatë golat - një mbrëmje mes dy botëve në Prishtinë
2 min čitanja
Fc prishtina 01
Nga gazi lotsjellës te shtatë golat - një mbrëmje mes dy botëve në Prishtinë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nuk ishte një rrugëtim i zakonshëm drejt një ndeshjeje futsalli.Nga zyra deri te Pallati i Rinisë në Prishtinë nuk janë më shumë se disa minuta në këmbë, ndoshta pak mbi 500 metra. Një distancë aq e shkurtër, por që sonte dukej sikur ndante dy botë krejtësisht të ndryshme.Për të arritur në sallë, rruga më çoi përmes sheshit të Prishtinës, aty ku vazhdonin protestat lidhur me ligjin që kishte kaluar në lexim të parë dhe që lidhet me Dhomat e Specializuara të Kosovës. Tym gjithandej. Turma njerëzish. Gaz lotsjellës. Njerëz me lot në sy, duke u larguar nga sheshi. Një atmosferë e rënduar, ku për disa çaste edhe frymëmarrja bëhej e vështirë.Edhe pse destinacioni ishte vetëm disa minuta larg, rruga dukej më e gjatë. Pamje nga protesta Foto/ Ridvan SlivovaKur më në fund mbërrita te Pallati i Rinisë, pasojat e asaj që po ndodhte jashtë ishin ende aty. Sytë u skuqën, lotët dolën dhe fyti u irritua. Por mjaftuan disa hapa brenda sallës dhe gjithçka ndryshoi.Brenda tre minutash, isha në një botë tjetër.Mbi 300 tifozë të futsallit ishin aty. Zërat, duartrokitjet, atmosfera, topi që qarkullonte në parket dhe emocionet e lojës e krijonin ndjesinë sikur jashtë nuk po ndodhte asgjë.Sikur protestat, tymi dhe gazi lotsjellës të ishin në një qytet tjetër.Por nuk ishin.Ishin vetëm rreth 500 metra larg.Dy botë paralele, pothuajse ngjitur me njëra-tjetrën.Dhe në këtë botën e dytë, atë sportive, pritej një ndeshje shumë më e fortë sesa ajo që u pa në parket.FC Prishtina 01 dhe FC Drenica nuk janë vetëm dy skuadra që u përballën sonte në kampionat. Vitin e kaluar, ato luajtën finalen e madhe të play-off-it për titullin e kampionit. Drenica atëherë shkroi historinë, duke e fituar për herë të parë titullin kampion dhe duke e rrëzuar nga froni pikërisht Prishtinën 01.Kryeqytetasit kishin qenë kampionë tri herë radhazi.Drenica ua ndërpreu atë seri. Pamje nga ndeshja FC Prishtina 01 - FC DrenicaFoto/ Enis IslamiPrandaj, në letër, kjo ndeshje kishte të gjitha elementet për të qenë një përballje
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.