Foto: TelegrafiIz objave izvora
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Rrahman Rama, kanë zhvilluar bisedime me zyrtarë të Policisë së Kosovës për hapjen e sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë për protestuesit.Pas negociatave, është mundësuar hyrja e protestuesve në shesh, ku qytetarët po kërkojnë miratimin e ndryshimeve ligjore që lidhen me mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ndërkohë, PDK-ja ka reaguar ndaj ndërhyrjes së Policisë së Kosovës gjatë protestës, duke e dënuar përdorimin e forcës ndaj protestuesve.Partia ka kërkuar ndaljen e, siç e ka cilësuar, ndërhyrjeve joproporcionale dhe respektimin e së drejtës për protestë.PDK-ja ka kërkuar gjithashtu përgjegjësi nga Qeveria, duke pretenduar se institucionet e sigurisë nuk duhet të përdoren për qëllime politike apo për shtypjen e protestës së qytetarëve.Gjatë zhvillimeve në protestë janë raportuar të lënduar, përfshirë protestues dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Numri dhe gjendja e të gjithë të lënduarve janë bërë publike në njoftime të veçanta nga institucionet përkatëse./Telegrafi. Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.