Foto: TelegrafiIz objave izvora
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur se 12 persona janë lënduar gjatë protestës. Në mesin e tyre është një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe 11 civilë.Syla ka deklaruar se shumica e të lënduarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të pasojave nga gazi lotsjellës, ndërsa dy persona kanë pësuar lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit.“Janë të lënduar 12 persona, prej tyre një polic dhe 11 civilë. Shumica prej tyre janë ankuar në veprimet e gazit lotsjellës. Dy prej tyre kanë pasur lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit”, ka thënë Syla.Sipas tij, të gjithë të lënduarit janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe, pas marrjes së trajtimit mjekësor, janë liruar për në shtëpi.Syla ka theksuar se nuk ka pasur raste me lëndime të rënda. Sipas tij, kryesisht bëhet fjalë për lëndime të lehta, me problemet e shkaktuara nga gazi lotsjellës që kanë dominuar në mesin e rasteve të trajtuara.“Po, nuk pati lëndime të rënda. Kryesisht janë lëndime të lehta. Lëndimet për shkak të gazit lotsjellës këtu kanë qenë dominuese. Janë trajtuar tek ne edhe në Klinikën e Oftalmologjisë dhe pastaj janë lëshuar në shtëpi”, ka deklaruar ai.Të lënduarit, sipas Sylës, kanë qenë të moshave të ndryshme, nga adoleshentë deri te persona rreth moshës 40-vjeçare.Ndërkohë, drejtori i Emergjencës ka sqaruar se ekipet e Qendrës Emergjente nuk kanë ofruar trajtim mjekësor në terren gjatë protestës. Për ndërhyrjet në terren, sipas tij, është përgjegjëse Ndihma e Shpejtë, përkatësisht Emergjenca e Qytetit.“Ne nuk jemi duke ofruar shërbim në terren, sepse atje trajtim ofron Ndihma e Shpejtë, Emergjenca e Qytetit. Ne ofrojmë shërbim vetëm në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, ka shtuar Syla./Telegrafi.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.