PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
GushtiTurizmi shënon rënie në Zvicër gjatë muajit gusht - ndikojnë edhe tensionet në Lindjen e Mesme
2 min čitanja
Gushti

Turizmi shënon rënie në Zvicër gjatë muajit gusht - ndikojnë edhe tensionet në Lindjen e Mesme

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Numri i netqëndrimeve në hotelet zvicerane ka shënuar rënie gjatë muajit gusht, ndërsa më e theksuar ka qenë ulja e numrit të turistëve nga vendet aziatike.Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave të Zvicrës (BFS), hotelet në vend regjistruan rreth 4.88 milionë netqëndrime në gusht 2026, 2.1 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.Rënia e kërkesës është vërejtur si te turistët e huaj, ashtu edhe te klientët vendas. Netqëndrimet e mysafirëve nga jashtë vendit ranë me 2.6 për qind, ndërsa ato të turistëve zviceranë me 1.5 për qind.Pas një rritjeje të lehtë prej 0.5 për qind në korrik, sektori hotelier zviceran u dobësua sërish në gusht.Rënia e turistëve ndërkombëtarëSipas statistikave, një nga faktorët kryesorë pas rënies është dobësimi i kërkesës nga tregjet ndërkombëtare.Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, numri i netqëndrimeve të turistëve të huaj ra me 2.2 për qind, në rreth 15.5 milionë. Rënia ka qenë veçanërisht e theksuar te turistët nga India, vendet e Gjirit dhe Kina, transmeton Telegrafi.Netqëndrimet e turistëve nga India ranë me rreth 23 për qind, ato nga vendet e Gjirit me 16 për qind, ndërsa nga Kina me gati 7 për qind. Sipas raportimit të SRF, zhvillimet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar në trafikun ajror ndërkombëtar. Disa prej linjave të rëndësishme që kalojnë përmes qendrave ajrore si Dubai, Abu Dhabi dhe Doha janë prekur nga konflikti, duke ndikuar në udhëtimet drejt Zvicrës.Turizmi vendas reziston më mirëNdryshe nga tregjet e huaja, kërkesa nga turistët zviceranë ka treguar më shumë qëndrueshmëri.Nga janari deri në gusht, hotelet zvicerane regjistruan gjithsej 30.2 milionë netqëndrime, 0.7 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit rekord 2025.Gjatë kësaj periudhe, netqëndrimet e turistëve zviceranë u rritën me 0.9 për qind, duke arritur në rreth 14.6 milionë.Pavarësisht rënies së regjistruar në gusht, sektori i turizmit në Zvicër vazhdon të mbetet në nivele të larta, pas një viti rekord në 2025./Telegraf

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Numri i netqëndrimeve në hotelet zvicerane ka shënuar rënie gjatë muajit gusht, ndërsa më e theksuar ka qenë ulja e numrit të turistëve nga vendet aziatike.Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave të Zvicrës (BFS), hotelet në vend regjistruan rreth 4.88 milionë netqëndrime në gusht 2026, 2.1 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.Rënia e kërkesës është vërejtur si te turistët e huaj, ashtu edhe te klientët vendas. Netqëndrimet e mysafirëve nga jashtë vendit ranë me 2.6 për qind, ndërsa ato të turistëve zviceranë me 1.5 për qind.Pas një rritjeje të lehtë prej 0.5 për qind në korrik, sektori hotelier zviceran u dobësua sërish në gusht.Rënia e turistëve ndërkombëtarëSipas statistikave, një nga faktorët kryesorë pas rënies është dobësimi i kërkesës nga tregjet ndërkombëtare.Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, numri i netqëndrimeve të turistëve të huaj ra me 2.2 për qind, në rreth 15.5 milionë. Rënia ka qenë veçanërisht e theksuar te turistët nga India, vendet e Gjirit dhe Kina, transmeton Telegrafi.Netqëndrimet e turistëve nga India ranë me rreth 23 për qind, ato nga vendet e Gjirit me 16 për qind, ndërsa nga Kina me gati 7 për qind. Sipas raportimit të SRF, zhvillimet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar në trafikun ajror ndërkombëtar. Disa prej linjave të rëndësishme që kalojnë përmes qendrave ajrore si Dubai, Abu Dhabi dhe Doha janë prekur nga konflikti, duke ndikuar në udhëtimet drejt Zvicrës.Turizmi vendas reziston më mirëNdryshe nga tregjet e huaja, kërkesa nga turistët zviceranë ka treguar më shumë qëndrueshmëri.Nga janari deri në gusht, hotelet zvicerane regjistruan gjithsej 30.2 milionë netqëndrime, 0.7 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit rekord 2025.Gjatë kësaj periudhe, netqëndrimet e turistëve zviceranë u rritën me 0.9 për qind, duke arritur në rreth 14.6 milionë.Pavarësisht rënies së regjistruar në gusht, sektori i turizmit në Zvicër vazhdon të mbetet në nivele të larta, pas një viti rekord në 2025./Telegraf

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…