PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ShbaPas CNN, edhe Politico përjashtohet nga 'aeroplani i Trumpit'
1 min čitanja
Shba

Pas CNN, edhe Politico përjashtohet nga 'aeroplani i Trumpit'

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shtëpia e Bardhë të hënën pas “bllokadës” së fundit të CNN ndaj mbulimit gazetaresk në Air Force One, refuzoi të lejojë Politico-n të hipë në aeroplanin presidencial.Një zëdhënës i Politico konfirmoi se medias iu ndalua hyrja në grupin e gazetarëve që mbulonin udhëtimet e Presidentit larg shtëpisë, gati një muaj pasi Presidenti Donald Trump njoftoi më 18 shtator se po “ndalon” Politico-n, CNN-in dhe MS NOW nga Shtëpia e Bardhë, një veprim që ekspertët ligjorë e kanë quajtur jokushtetues.Më pas, mediat ngritën një padi, duke pretenduar se ndalimi shkelte Amendamentin e Parë dhe të Pestë të Kushtetutës. Gjykatësi Timothy J. Kelly lëshoi një urdhër të përkohshëm duke i kërkuar administratës Trump të rivendoste kredencialet e gazetarëve.Që atëherë, Shtëpia e Bardhë e ka bllokuar vazhdimisht CNN-in nga udhëtimi me Air Force One në ditët kur ishte radha e saj për të përfaqësuar rrjetet televizive në ekipin e mbulimit. Tani, në ditën kur ishte radha e Politico-s për të përfaqësuar shtypin e shkruar në ekipin e mbulimit, është bllokuar edhe ajo. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shtëpia e Bardhë të hënën pas “bllokadës” së fundit të CNN ndaj mbulimit gazetaresk në Air Force One, refuzoi të lejojë Politico-n të hipë në aeroplanin presidencial.Një zëdhënës i Politico konfirmoi se medias iu ndalua hyrja në grupin e gazetarëve që mbulonin udhëtimet e Presidentit larg shtëpisë, gati një muaj pasi Presidenti Donald Trump njoftoi më 18 shtator se po “ndalon” Politico-n, CNN-in dhe MS NOW nga Shtëpia e Bardhë, një veprim që ekspertët ligjorë e kanë quajtur jokushtetues.Më pas, mediat ngritën një padi, duke pretenduar se ndalimi shkelte Amendamentin e Parë dhe të Pestë të Kushtetutës. Gjykatësi Timothy J. Kelly lëshoi një urdhër të përkohshëm duke i kërkuar administratës Trump të rivendoste kredencialet e gazetarëve.Që atëherë, Shtëpia e Bardhë e ka bllokuar vazhdimisht CNN-in nga udhëtimi me Air Force One në ditët kur ishte radha e saj për të përfaqësuar rrjetet televizive në ekipin e mbulimit. Tani, në ditën kur ishte radha e Politico-s për të përfaqësuar shtypin e shkruar në ekipin e mbulimit, është bllokuar edhe ajo. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…