Gjilani lokaleNë Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit
1 min čitanja
Gjilani lokale
Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në Kamenicë ka nisur fushata ndërgjegjësuese në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, me qëllim informimin e qytetarëve për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.Në kuadër të fushatës është organizuar edhe një marsh solidarizues me moton “Kontrollohu, për veten, për jetën!”, i cili ka nisur nga objekti i Komunës së Kamenicës dhe ka vazhduar përgjatë sheshit “Metush Krasniqi”.Në aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, profesionistë shëndetësorë dhe qytetarë, përfshirë kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe zyrtarë të tjerë komunalë.Komuna ka bërë të ditur se përmes kësaj fushate synon të rrisë ndërgjegjësimin, veçanërisht te gratë, për rëndësinë e kontrolleve parandaluese dhe konsultimeve të rregullta mjekësore.Fushata është organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Shaban Geci”. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.