Mungesa e ujitThatësira vazhdon të kaplojë Zvicrën: Gjobë prej 2000 frangash për larjen e makinës
2 min čitanja
Mungesa e ujit
Thatësira vazhdon të kaplojë Zvicrën: Gjobë prej 2000 frangash për larjen e makinës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Thatësira vazhdon të prekë Zvicrën edhe gjatë vjeshtës. Në Mellingen të kantonit Aargau, përdorimi i ujit të pijshëm për larjen e automjeteve dhe ujitjen e lëndinave është ndaluar, ndërsa për shkeljet mund të shqiptohen gjoba deri në 2,000 franga zvicerane.Normalisht, nivelet e lumenjve dhe liqeneve nuk përbëjnë problem në tetor. Megjithatë, pas verës së thatë dhe të nxehtë, nivelet e ujit janë të ulëta, e në disa vende edhe në nivele rekord, 20minuten.“Lumi Reuss aktualisht po mban më pak ujë se kurrë më parë këtë vit”.Edhe nivelet e ujërave nëntokësore janë alarmante të ulëta në disa zona.Për këtë arsye, komuna e Mellingenit ka vendosur rregulla të rrepta për përdorimin e ujit të pijshëm. Ndër masat e ndaluara janë ujitja e lëndinave, larja e automjeteve, përdorimi i sistemeve automatike të ujitjes dhe spërkatësve të lëndinave, si dhe mbushja dhe rimbushja e pishinave dhe objekteve të ngjashme me ujë. Gjithashtu, ndalohet spërkatja e shesheve, oborreve, shtigjeve dhe fasadave, funksionimi i shatërvanëve publikë dhe privatë të lidhur me rrjetin e ujit të pijshëm, si dhe çdo përdorim i shmangshëm ose i panevojshëm i ujit të pijshëm.Lejohen vetëm kanaçet e ujitjes. Ndalimi nuk vlen për ujitjen e të korrave ose bimëve individuale me vlerë personale, duke përdorur një kanaçe ujitëse, siç thuhet në faqen e internetit të bashkisë.“Qëllimi i këtyre masave është të sigurohet furnizimi i popullsisë me ujë të pijshëm në javët dhe muajt e ardhshëm”, thuhet nga komuna.Shkeljet mund të ndëshkohen me gjoba deri në 2,000 franga, transmeton Telegrafi.Banorët reagojnë ndaj masaveNë Mellingen, disa banorë thonë se i kuptojnë masat e ndërmarra nga komuna.Një çift i tha 20 Minuten se nuk e kanë ujitur kopshtin e tyre prej një kohe, ndërsa fqinjët e tyre vazhdojnë ta ujitin. Sipas tyre, kopshti i tyre është tharë, ndërsa fqinji ka një lëndinë në gjendje të ngjashme me një fushë golfi. Gruaja tha se herën tjetër që fqinji ta ujitë lëndinën, do ta raportojë në bashki përcjell Telegrafi.G
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.