PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiHaxhiu: Emergjenca e QKUK-së u mbush me protestues të lënduar
2 min čitanja
Vijesti

Haxhiu: Emergjenca e QKUK-së u mbush me protestues të lënduar

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Policinë e Kosovës për mënyrën e menaxhimit të protestës së zhvilluar të hënën në Prishtinë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.Haxhiu ka thënë se dhjetëra protestues, përfshirë të rinj dhe veteranë të UÇK-së, janë lënduar gjatë protestës.“Dhjetëra protestues të rinj e veteranë të UÇK-së, që morën plagë në luftën çlirimtare, sot u plagosën përsëri, kësaj here gjatë protestës”, ka shkruar Haxhiu.Ai ka pretenduar se Emergjenca e QKUK-së është mbushur me dhjetëra protestues të lënduar, ndërsa ka theksuar se, sipas tij, nuk janë parë pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke kërkuar ndihmë mjekësore.Haxhiu ka kritikuar përdorimin e forcës nga policia, duke e cilësuar atë si joproporcional.“Përdorimi i forcës në mënyrë joproporcionale është i pajustifikuar dhe i papranueshëm”, ka deklaruar ai.Ish-deputeti i PDK-së ka thënë se protestuesit që, sipas tij, mbrojnë vlerat e UÇK-së respektojnë uniformën e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.Në fund, Haxhiu ka akuzuar drejtuesit politikë për ndikim në veprimet e policisë.“Policia e Kosovës nuk duhet të veprojë me urdhra politikë të Xhelalit dhe Kurtit”, ka shkruar ai.Haxhiu ka theksuar se UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës dhe se, sipas tij, sakrifica e saj nuk duhet të përdoret për të justifikuar dhunën ndaj qytetarëve./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Policinë e Kosovës për mënyrën e menaxhimit të protestës së zhvilluar të hënën në Prishtinë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.Haxhiu ka thënë se dhjetëra protestues, përfshirë të rinj dhe veteranë të UÇK-së, janë lënduar gjatë protestës.“Dhjetëra protestues të rinj e veteranë të UÇK-së, që morën plagë në luftën çlirimtare, sot u plagosën përsëri, kësaj here gjatë protestës”, ka shkruar Haxhiu.Ai ka pretenduar se Emergjenca e QKUK-së është mbushur me dhjetëra protestues të lënduar, ndërsa ka theksuar se, sipas tij, nuk janë parë pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke kërkuar ndihmë mjekësore.Haxhiu ka kritikuar përdorimin e forcës nga policia, duke e cilësuar atë si joproporcional.“Përdorimi i forcës në mënyrë joproporcionale është i pajustifikuar dhe i papranueshëm”, ka deklaruar ai.Ish-deputeti i PDK-së ka thënë se protestuesit që, sipas tij, mbrojnë vlerat e UÇK-së respektojnë uniformën e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.Në fund, Haxhiu ka akuzuar drejtuesit politikë për ndikim në veprimet e policisë.“Policia e Kosovës nuk duhet të veprojë me urdhra politikë të Xhelalit dhe Kurtit”, ka shkruar ai.Haxhiu ka theksuar se UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës dhe se, sipas tij, sakrifica e saj nuk duhet të përdoret për të justifikuar dhunën ndaj qytetarëve./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…