Ramush haradinajHaradinaj kërkon kthimin e deputetëve në Kuvend: Ikja e Kurtit dhe LVV-së është “dezertim”
2 min čitanja
Ramush haradinaj
Haradinaj kërkon kthimin e deputetëve në Kuvend: Ikja e Kurtit dhe LVV-së është “dezertim”
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të rikthehen në Kuvendin e Kosovës dhe të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Dhomat e Specializuara.Haradinaj e ka kritikuar largimin e deputetëve nga seanca, duke e cilësuar atë si “dezertim”, në një kohë kur vendi po përballet me protesta dhe tensione.“Kurti, deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të gjithë deputetët të kthehen në Kuvend. Të votojmë ligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë dhe t’i kthehemi agjendës shtetërore, ashtu si na takon si deputetë”, ka deklaruar Haradinaj.Sipas tij, largimi nga Kuvendi në një situatë të tillë nuk është i arsyeshëm.“Ikja e Kurtit, ikja e Vetëvendosjes, fshehja është baras me dezertim sot. Dezertorët gjithmonë gjejnë arsye e motive, mbështeten apo fshihen pas shumë kauzave, por nuk është dita me ikë sot nga Kuvendi i Kosovës, kur i kemi edhe qytetarët në protesta”, është shprehur ai.Haradinaj ka kritikuar edhe përdorimin e gazit lotsjellës nga Policia e Kosovës gjatë protestave. Ai e ka cilësuar si të dënueshme situatën në të cilën, sipas tij, policia po përballet me qytetarët e vendit.“Fshehja e Kurtit edhe e Lëvizjes Vetëvendosje, përdorimi i policisë për t’i shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe krijimi i një situate çfarë po e shohim në këtë qytet, kur Policia e Kosovës po përballet me vëllezër e motra të veta, me qytetarët e këtij vendi, është vërtet e dënueshme”, ka thënë Haradinaj.Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të rikthehen në Kuvend dhe të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese.“Pra, në një situatë të tillë, ata që kanë ende ndërgjegje t’i bëjnë thirrje të kthehen në Kuvend. Ta votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe t’i kthehemi agjendës shtetërore”, ka deklaruar ai.Haradinaj ka vlerësuar se ndërprerja e seancës dhe largimi i deputetëve po ndodh në një moment kritik për vendin, duke pasur parasysh edhe afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit.“Nuk ka logj
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.