NatoTakimi i SHBA-së me 5 vende evropiane 'ngre shqetësime' brenda NATO-s
1 min čitanja
Nato
Takimi i SHBA-së me 5 vende evropiane 'ngre shqetësime' brenda NATO-s
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Takimet mes zyrtarit të lartë të Mbrojtjes amerikane, Elbridge Colby, dhe pesë vendeve evropiane kanë ngritur shqetësime se një format i tillë mund të krijojë ndarje brenda NATO-s.Grupi, i njohur si “Bergen Group”, përfshin Suedinë, Finlandën, Poloninë, Gjermaninë dhe Holandën. Britania, Franca dhe shtetet baltike nuk janë pjesë e tij.Ekspertë të NATO-s paralajmërojnë se krijimi i grupeve të veçanta mund të krijojë përshtypjen se SHBA-ja po favorizon disa aleatë ndaj të tjerëve. Sipas tyre, kjo bëhet veçanërisht e ndjeshme ndërsa Uashingtoni po kërkon që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit.NATO, ndërkohë, e ka minimizuar rëndësinë e takimeve, duke thënë se është normale që aleatët të zhvillojnë takime në formate më të vogla.Mungesa e vendeve baltike është veçanërisht e dukshme, pasi ato janë ndër anëtarët që shpenzojnë më shumë për mbrojtjen dhe ndodhen në vijën e parë përballë Rusisë.Ndërkohë, Lituania ka ftuar Colby-n të vizitojë rajonin për të parë nga afër shkeljet e hapësirës ajrore dhe incidentet e fundit që autoritetet i lidhin me kërcënimet hibride nga Rusia dhe Bjellorusia. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.