PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ardian gjiniGjini: Kurti e ka dashur Gjykatën Speciale dhe qëllimisht e ka çuar vendin drejt zgjedhjeve
2 min čitanja
Ardian gjini

Gjini: Kurti e ka dashur Gjykatën Speciale dhe qëllimisht e ka çuar vendin drejt zgjedhjeve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se ka ndjekur një strategji të qëllimshme për ta mbajtur vendin në krizë politike dhe për ta çuar atë drejt zgjedhjeve.Gjini ka deklaruar se Kurti është ndër politikanët shqiptarë që, sipas tij, e ka mbështetur më së shumti Gjykatën Speciale.“Kurti mbase është i vetmi politikan shqiptar që me çdo qelizë të trurit e të trupit të tij e ka dashur këtë gjykatë”, ka thënë Gjini.Duke iu referuar qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2015, Gjini ka pretenduar se mosvotimi i themelimit të Gjykatës Speciale nga deputetët e kësaj partie ishte, sipas tij, “oportunizëm i pastër” dhe jo kundërshtim parimor.Sipas tij, Vetëvendosje e kishte ditur se partitë në pushtet në atë kohë do ta votonin themelimin e gjykatës dhe për këtë arsye kishte zgjedhur të mos merrte pjesë në votim.Gjini ka lidhur gjithashtu çështjen e Gjykatës Speciale me ardhjen e Kurtit në pushtet, duke deklaruar se “Gjykata Speciale është thelbi i arsyes se pse Kurti është në pushtet”. Kryetari i AAK-së ka thënë se partia e tij, që nga qershori, e kishte paralajmëruar Kurtin se vendi mund të shkonte drejt zgjedhjeve të reja.Ai e ka akuzuar kryeministrin se ka mbyllur të gjitha mundësitë për dalje nga bllokada politike, duke mos marrë parasysh ofertën e AAK-së, duke “poshtëruar” Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe duke luajtur, sipas tij, me Partinë Demokratike të Kosovës.Gjini ka argumentuar se, po të kishte pasur vërtet vullnet për shmangien e zgjedhjeve, Kurti do të kishte vepruar më herët.“Përndryshe nuk do të kishte pritur deri sot për ta votuar në parim ligjin. Do ta kishte bërë më herët”, ka deklaruar ai.Ai ka kritikuar edhe futjen e 22 projektligjeve në procedurë të përshpejtuar, si dhe kushtëzimin e votimit të ligjit për Gjykatën Speciale me votimin për presidentin.Sipas Gjinit, këto veprime dëshmojnë se Kurti nuk ka pasur synim real shmangien e zgjedhjeve.“Nëse vërtet dëshironte t’i shmangte zg

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se ka ndjekur një strategji të qëllimshme për ta mbajtur vendin në krizë politike dhe për ta çuar atë drejt zgjedhjeve.Gjini ka deklaruar se Kurti është ndër politikanët shqiptarë që, sipas tij, e ka mbështetur më së shumti Gjykatën Speciale.“Kurti mbase është i vetmi politikan shqiptar që me çdo qelizë të trurit e të trupit të tij e ka dashur këtë gjykatë”, ka thënë Gjini.Duke iu referuar qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2015, Gjini ka pretenduar se mosvotimi i themelimit të Gjykatës Speciale nga deputetët e kësaj partie ishte, sipas tij, “oportunizëm i pastër” dhe jo kundërshtim parimor.Sipas tij, Vetëvendosje e kishte ditur se partitë në pushtet në atë kohë do ta votonin themelimin e gjykatës dhe për këtë arsye kishte zgjedhur të mos merrte pjesë në votim.Gjini ka lidhur gjithashtu çështjen e Gjykatës Speciale me ardhjen e Kurtit në pushtet, duke deklaruar se “Gjykata Speciale është thelbi i arsyes se pse Kurti është në pushtet”. Kryetari i AAK-së ka thënë se partia e tij, që nga qershori, e kishte paralajmëruar Kurtin se vendi mund të shkonte drejt zgjedhjeve të reja.Ai e ka akuzuar kryeministrin se ka mbyllur të gjitha mundësitë për dalje nga bllokada politike, duke mos marrë parasysh ofertën e AAK-së, duke “poshtëruar” Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe duke luajtur, sipas tij, me Partinë Demokratike të Kosovës.Gjini ka argumentuar se, po të kishte pasur vërtet vullnet për shmangien e zgjedhjeve, Kurti do të kishte vepruar më herët.“Përndryshe nuk do të kishte pritur deri sot për ta votuar në parim ligjin. Do ta kishte bërë më herët”, ka deklaruar ai.Ai ka kritikuar edhe futjen e 22 projektligjeve në procedurë të përshpejtuar, si dhe kushtëzimin e votimit të ligjit për Gjykatën Speciale me votimin për presidentin.Sipas Gjinit, këto veprime dëshmojnë se Kurti nuk ka pasur synim real shmangien e zgjedhjeve.“Nëse vërtet dëshironte t’i shmangte zg

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…