PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dhomat e specializuara​Haziri: Policia me urdhër të Xhelal Sveçlës po sulmon protestuesit
2 min čitanja
Dhomat e specializuara

​Haziri: Policia me urdhër të Xhelal Sveçlës po sulmon protestuesit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Organizatori i protestës para Kuvendit të Kosovës, Çlirim Haziri, ka akuzuar ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, se i ka dhënë urdhër Policisë së Kosovës për të ndërhyrë ndaj protestuesve që po kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë.Deklarata e Hazirit është bërë gjatë protestës, në momentin kur Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.“Përveç që kanë heshtur deri sot, sot edhe na sulmuan, na goditën. Këta policë që sot janë në numër më shumë se ne, dje ishin shumë pak e ne ishim shumë, por i ruajtëm si sytë e ballit. Sot këta morën urdhër prej Xhelal Sveçlës”, ka deklaruar Haziri.Haziri ka kërkuar nga deputetët që të votojnë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kundërshtuar lidhjen e kësaj çështjeje me zgjedhjen e presidentit.Sipas tij, miratimi i ligjit nuk duhet të kushtëzohet me marrëveshje apo pazare politike.“Politika jonë, përfaqësuesit tanë kanë zgjedhur të mos e kenë ligjin për prioritet, por me ligjin e UÇK-së të kushtëzojnë pozicionet e tyre politike”, ka thënë ai, duke u bërë thirrje deputetëve që të mos e lidhin votimin e ligjit me poste politike.Haziri ka deklaruar gjithashtu se protestuesit do të qëndrojnë para Kuvendit dhe do të tentojnë të pengojnë largimin e deputetëve pa u miratuar ndryshimet ligjore.Ndërkohë, gjatë protestës situata është tensionuar, ndërsa Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës pas hedhjes së mjeteve piroteknike dhe pengimit të lëvizjes pranë objektit të Kuvendit.Më herët, Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me 91 vota për dhe asnjë kundër. Për miratimin përfundimtar të tij kërkohet votimi në lexim të dytë./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Organizatori i protestës para Kuvendit të Kosovës, Çlirim Haziri, ka akuzuar ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, se i ka dhënë urdhër Policisë së Kosovës për të ndërhyrë ndaj protestuesve që po kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë.Deklarata e Hazirit është bërë gjatë protestës, në momentin kur Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.“Përveç që kanë heshtur deri sot, sot edhe na sulmuan, na goditën. Këta policë që sot janë në numër më shumë se ne, dje ishin shumë pak e ne ishim shumë, por i ruajtëm si sytë e ballit. Sot këta morën urdhër prej Xhelal Sveçlës”, ka deklaruar Haziri.Haziri ka kërkuar nga deputetët që të votojnë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kundërshtuar lidhjen e kësaj çështjeje me zgjedhjen e presidentit.Sipas tij, miratimi i ligjit nuk duhet të kushtëzohet me marrëveshje apo pazare politike.“Politika jonë, përfaqësuesit tanë kanë zgjedhur të mos e kenë ligjin për prioritet, por me ligjin e UÇK-së të kushtëzojnë pozicionet e tyre politike”, ka thënë ai, duke u bërë thirrje deputetëve që të mos e lidhin votimin e ligjit me poste politike.Haziri ka deklaruar gjithashtu se protestuesit do të qëndrojnë para Kuvendit dhe do të tentojnë të pengojnë largimin e deputetëve pa u miratuar ndryshimet ligjore.Ndërkohë, gjatë protestës situata është tensionuar, ndërsa Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës pas hedhjes së mjeteve piroteknike dhe pengimit të lëvizjes pranë objektit të Kuvendit.Më herët, Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me 91 vota për dhe asnjë kundër. Për miratimin përfundimtar të tij kërkohet votimi në lexim të dytë./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…