PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Protesta në prishtinëZjarr në rrugët e Prishtinës, protestuesit u vënë flakën kontejnerëve
2 min čitanja
Protesta në prishtinë

Zjarr në rrugët e Prishtinës, protestuesit u vënë flakën kontejnerëve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Situata në rrugët e Prishtinës është tensionuar në orët e mbrëmjes, pas eskalimit të protestës para Kuvendit të Kosovës.Protestuesit kanë filluar të bllokojnë rrugët përreth Kuvendit, ndërsa në disa pjesë të kryeqytetit janë vënë flakën kontejnerëve, duke krijuar tym dhe kaos në rrugët përreth objektit të legjislativit.Përveç zjarreve, protestuesit kanë hedhur edhe mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.Paraprakisht, Policia kishte formuar një kordon sigurie pranë ndërtesës së Kuvendit, ndërsa në hyrje-daljet e oborrit të Kuvendit janë shtuar forcat policore.Rreth orës 19:00, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë parë duke u larguar nga ndërtesa e Kuvendit. Protestuesit kanë tentuar t’ua pamundësojnë largimin, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.Policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa përdorimi i gazit lotsjellës ka shënuar përshkallëzimin e situatës.Protesta është zhvilluar në kohën kur në Kuvend ka pasur përplasje politike lidhur me votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ndërsa deputetët kanë qenë në përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik, situata jashtë Kuvendit ka kaluar në përplasje mes protestuesve dhe Policisë.Zjarret në kontejnerë dhe bllokimi i rrugëve kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin në këtë pjesë të Prishtinës, ndërsa forcat e rendit vazhdojnë të qëndrojnë në terren./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Situata në rrugët e Prishtinës është tensionuar në orët e mbrëmjes, pas eskalimit të protestës para Kuvendit të Kosovës.Protestuesit kanë filluar të bllokojnë rrugët përreth Kuvendit, ndërsa në disa pjesë të kryeqytetit janë vënë flakën kontejnerëve, duke krijuar tym dhe kaos në rrugët përreth objektit të legjislativit.Përveç zjarreve, protestuesit kanë hedhur edhe mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.Paraprakisht, Policia kishte formuar një kordon sigurie pranë ndërtesës së Kuvendit, ndërsa në hyrje-daljet e oborrit të Kuvendit janë shtuar forcat policore.Rreth orës 19:00, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë parë duke u larguar nga ndërtesa e Kuvendit. Protestuesit kanë tentuar t’ua pamundësojnë largimin, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.Policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa përdorimi i gazit lotsjellës ka shënuar përshkallëzimin e situatës.Protesta është zhvilluar në kohën kur në Kuvend ka pasur përplasje politike lidhur me votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ndërsa deputetët kanë qenë në përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik, situata jashtë Kuvendit ka kaluar në përplasje mes protestuesve dhe Policisë.Zjarret në kontejnerë dhe bllokimi i rrugëve kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin në këtë pjesë të Prishtinës, ndërsa forcat e rendit vazhdojnë të qëndrojnë në terren./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…