PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Hajdin limoni“I kam nxjerrë njërin pas tjetrit”- Shqiptari që shpëtoi katër të rinj nga flaka në Zvicër rrëfen momentin e ndërhyrjes
2 min čitanja
Hajdin limoni

“I kam nxjerrë njërin pas tjetrit”- Shqiptari që shpëtoi katër të rinj nga flaka në Zvicër rrëfen momentin e ndërhyrjes

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Hajdin Limoni, shqiptari nga komuna e Gjilanit që u bë hero në Wohlen të Zvicrës pasi shpëtoi katër të rinj nga një veturë që po digjej pas një aksidenti, ka rrëfyer ekskluzivisht për Telegrafin momentin kur vendosi të ndalonte dhe të ndërhynte.Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Limoni tregoi se fillimisht mendoi se personat që ndodheshin pranë vendit të aksidentit po prisnin zjarrfikësit.“Unë jam ndal, tash thashë ndoshta janë tu i prit zjarrfikësit. Kur jam ndalë edhe po e pyes, tash çka është në pyetje këtu, çfarë ka ndodhë? Tha është një ndeshje. Tha edhe... ndeshje, po në rregull. A ka njerëz brenda? Tha: Po, ka”, rrëfeu Limoni. Ekskluzive / “Nuk ishte puna të dorëzohesha” – Hajdin Limoni rrëfen për Telegrafin si shpëtoi katër të rinj nga vetura në flakë në Zvicër Ai tregoi se, pasi kuptoi se brenda veturës kishte njerëz, u bëri thirrje personave që ndodheshin aty që të vepronin.“Edhe ju kam bërtitë gjermanisht: Çka jeni tu i pritë, çka jeni tu bë kështu? Ose sa budallë jeni ju këtu që s’ndihmoni?”, rrëfeu ai.Më pas, Limoni vendosi të afrohej vetë te vetura, pavarësisht flakëve.“Edhe ju kam thënë: Një minutë... Edhe kam shku te vetura, edhe i kam çelë dyert, se flaka ishte aq e madhe, se ata ishin frikuar prej flakës. S’kanë guxu me u afru, ishin dorëzu faktikisht. Vetëm se i pashë këtë, mbrapa e kam çelë derën dhe kam nxjerrë njërin pas tjetrit”, tregoi Limoni.Ai tha se pasi i nxori nga vetura, u bëri thirrje të largoheshin nga flakët.“Edhe i kam qitë jashtë e i kam thënë: ‘Hiqni prej flakës, hiqni prej flakës!’. Tani kanë kapë ata e i kanë tërheq më andej”, rrëfeu ai.Sipas Limonit, vetëm pas ndërhyrjes së tij, personat e tjerë të pranishëm filluan të ndihmonin.“Pra, pastaj filluan me të ndihmu ata?” – u pyet ai.“Po, pastaj filluan. Në fillim, jo”, u përgjigj Limoni./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Hajdin Limoni, shqiptari nga komuna e Gjilanit që u bë hero në Wohlen të Zvicrës pasi shpëtoi katër të rinj nga një veturë që po digjej pas një aksidenti, ka rrëfyer ekskluzivisht për Telegrafin momentin kur vendosi të ndalonte dhe të ndërhynte.Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Limoni tregoi se fillimisht mendoi se personat që ndodheshin pranë vendit të aksidentit po prisnin zjarrfikësit.“Unë jam ndal, tash thashë ndoshta janë tu i prit zjarrfikësit. Kur jam ndalë edhe po e pyes, tash çka është në pyetje këtu, çfarë ka ndodhë? Tha është një ndeshje. Tha edhe... ndeshje, po në rregull. A ka njerëz brenda? Tha: Po, ka”, rrëfeu Limoni. Ekskluzive / “Nuk ishte puna të dorëzohesha” – Hajdin Limoni rrëfen për Telegrafin si shpëtoi katër të rinj nga vetura në flakë në Zvicër Ai tregoi se, pasi kuptoi se brenda veturës kishte njerëz, u bëri thirrje personave që ndodheshin aty që të vepronin.“Edhe ju kam bërtitë gjermanisht: Çka jeni tu i pritë, çka jeni tu bë kështu? Ose sa budallë jeni ju këtu që s’ndihmoni?”, rrëfeu ai.Më pas, Limoni vendosi të afrohej vetë te vetura, pavarësisht flakëve.“Edhe ju kam thënë: Një minutë... Edhe kam shku te vetura, edhe i kam çelë dyert, se flaka ishte aq e madhe, se ata ishin frikuar prej flakës. S’kanë guxu me u afru, ishin dorëzu faktikisht. Vetëm se i pashë këtë, mbrapa e kam çelë derën dhe kam nxjerrë njërin pas tjetrit”, tregoi Limoni.Ai tha se pasi i nxori nga vetura, u bëri thirrje të largoheshin nga flakët.“Edhe i kam qitë jashtë e i kam thënë: ‘Hiqni prej flakës, hiqni prej flakës!’. Tani kanë kapë ata e i kanë tërheq më andej”, rrëfeu ai.Sipas Limonit, vetëm pas ndërhyrjes së tij, personat e tjerë të pranishëm filluan të ndihmonin.“Pra, pastaj filluan me të ndihmu ata?” – u pyet ai.“Po, pastaj filluan. Në fillim, jo”, u përgjigj Limoni./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…