Aleksandar vuçiqPutini mbështet Vuçiqin - beteja për ndikim para zgjedhjeve serbe
2 min čitanja
Aleksandar vuçiq
Putini mbështet Vuçiqin - beteja për ndikim para zgjedhjeve serbe
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Derisa Kremlini e mbështet publikisht presidentin në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi më 25 tetor, mediat shtetërore ruse në Serbi i japin hapësirë edhe Listës së Studentëve, veçanërisht qëndrimit të saj se nuk do të vendoste sanksione ndaj Rusisë nëse vjen në pushtet.Nga ana tjetër, shumica e kanaleve proruse në Telegram në Serbi, krahas kritikave për margjinalizimin e së djathtës brenda lëvizjes studentore, megjithatë mbajnë një qëndrim kritik ndaj pushtetit të tanishëm.Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 1 tetor se shpreson se Vuçiqi, i cili është bartës i listës së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) “Serbia e Bashkuar”, do të jetë kryeministri i ardhshëm.Ai shtoi se Rusia e vlerëson dhe e mirëpret politikën e përmbajtur që ndjek Vuçiqi, si dhe dëshirën e tij për bashkëpunim me Rusinë.Pikërisht si pasojë e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, si dhe për shkak të regresit demokratik në vend dhe mungesës së përparimit në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbia ka ngecur në integrimin evropian.Ish-diplomati serb Sreqko Gjukiq konsideron se mbështetja e Putinit për Vuçiqin bazohet në interesat strategjike të Rusisë, dhe se Vuçiqi konsiderohet “njeriu më i duhur që mund të sigurojë ruajtjen e këtyre interesave në Serbi dhe në rajon”.“Kjo politikë është personalizuar te Vuçiqi”, shton ai.Si i pozicionojnë mediat ruse aktorët para zgjedhjeve në Serbi?Qëndrimi zyrtar i Moskës ndaj Vuçiqit gjatë viteve të fundit ka qenë kryesisht i qartë: Kremlini e sheh atë si partner politik dhe mbështet vazhdimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Moskës.Nga ana tjetër, mediat shtetërore ruse në Serbi, Russia Today (RT) dhe Sputnik, në prag të zgjedhjeve ndjekin dhe transmetojnë vazhdimisht qëndrimet e Listës së Studentëve “Studentët fitojnë”, veçanërisht kur bëhet fjalë për qëndrimin e saj ndaj Rusisë.Lëvizja studentore në Serbi u krijua rreth dy vjet më parë, kur studentët në mbarë Ser
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.