ArrestimiArrestimi i një protestuesi gjatë protestës para Kuvendit të Kosovës - Policia jep detaje
2 min čitanja
Arrestimi
Arrestimi i një protestuesi gjatë protestës para Kuvendit të Kosovës - Policia jep detaje
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor një protestues gjatë protestës së zhvilluar pranë objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Sipas Policisë, personi dyshohet se ka poseduar dhe ka hedhur mjete piroteknike në drejtim të objekteve shtetërore. Për shkak të këtij veprimi, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe e kanë shoqëruar protestuesin për intervistim dhe procedura të mëtejme. Një person arrestohet pranë Kuvendit, protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para objektit Protesta po mbahet lidhur me pakënaqësitë e qytetarëve ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa protestuesit janë mbledhur gjithashtu për të pritur votimin e plotësim-ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara.Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës: Angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisëProtesta e qytetarëve ka vazhduar edhe sot, duke qëndruar pranë objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të shprehur vazhdimin e pakënaqësive lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe për të pritur votimin e plotësim-ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara.Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, ka vazhduar me masat dhe planifikimet e nevojshme për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e protestës, në mënyrë që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike dhe në suaza ligjore.Protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë përreth objektit të Kuvendit të Kosovës, ku person/a të caktuar, pjesëmarrës në protestë, kohë pas kohe kanë tentuar të futen brenda rrethojave të Kuvendit, si dhe kanë hedhur mjete të ndryshme, mjete piroteknike, drejt objekteve shtetërore të Kosovës.Policia e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ofrimit të sigurisë për qytetarët si dhe mbrojtjes së pronës publike, në vazhdimësi ka kërkuar nga pjesëmarrësit që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos hedhin mjete
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.