Rripi i gazës"Mjekët pa Kufij": Izraeli po e mbyt gradualisht Rripin e Gazës dhe po vazhdon gjenocidin
2 min čitanja
Rripi i gazës
"Mjekët pa Kufij": Izraeli po e mbyt gradualisht Rripin e Gazës dhe po vazhdon gjenocidin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Organizata "Mjekët pa Kufij" (MSF) sot deklaroi se Izraeli po vazhdon gjenocidin në Rripin e Gazës dhe po e “mbyt gradualisht” rajonin, duke u bërë thirrje qeverive të ndërmarrin masa të menjëhershme.Në një deklaratë, MSF tha se kushtet për mbijetesën e njerëzve po “shkatërrohen sistematikisht” përmes dhunës së vazhdueshme, bllokadës “së qëllimshme” së furnizimeve thelbësore dhe shkatërrimit të kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës.“Gjatë vitit të fundit, izolimi fizik i njerëzve në Gaza është bërë gjithnjë e më i pakthyeshëm me vendosjen e të ashtuquajturës 'Linja e Verdhë' nga Izraeli”, tha organizata franceze e ndihmës mjekësore.Duke rikujtuar se fillimisht ishte paraqitur si e përkohshme, MSF-ja vuri në dukje se linja tani është përforcuar me pozicione ushtarake, argjinatura dhe prishje të vazhdueshme, ndërsa ajo ka vazhduar të zhvendoset drejt perëndimit, duke “i ngjeshur njerëzit në një hapësirë gjithnjë e më të vogël”.MSF-ja theksoi se njerëzit rrezikojnë të qëllohen nga forcat izraelite kur afrohen në këtë zonë ndërsa ekipet e saj vazhdojnë të trajtojnë të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri në afërsi.“Linja e Verdhë nuk mund të trajtohet thjesht si një vijë në hartë”, tha Amande Bazerolle, përgjegjëse e MSF-së për reagimin ndaj emergjencave në Gaza. MSF-ja tha se dhuna nuk është e kufizuar vetëm në zonat përreth “Linjës së Verdhë”, duke raportuar se vetëm gjatë muajve qershor dhe korrik ka trajtuar mbi 1.200 raste të traumave të shkaktuara nga dhuna në të gjithë Gazën.Organizata rikujtoi se ekipet e MSF-së kanë trajtuar më shumë se 200 mijë raste traumash gjatë tre viteve të fundit ndërsa ofensiva ushtarake e Izraelit ka vrarë mbi 74 mijë njerëz. MSF-ja nënvizoi se mbipopullimi dhe qasja e kufizuar në ujë të pastër, kanalizime, strehim dhe kujdes shëndetësor po kontribuojnë në përhapjen e sëmundjeve.Ekipet e saj trajtuan mbi 11 mijë raste të sëmundjeve të lëkurës dhe 1.500 raste të lisë së dhenve gjatë muajve qershor dhe korrik. Ajo vuri në dukje pë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.