Skip to comments
Događaj u razvoju
Raf fairfort

Bombarduesit amerikanë u tërhoqën, britanikët thonë se RAF Fairford është i sigurt

Downing Street ka këmbëngulur se baza ajrore RAF Fairford në Gloucestershire është e sigurt, pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën të gjithë bombarduesit e tyre nga kjo bazë dhe i rikthyen në stacionet e tyre në SHBA.Pentagoni konfirmoi të dielën se bombarduesit, që besohet të kenë qenë rreth 12 avionë B-1, janë larguar nga RAF Fairford. Tërheqja ndodhi pas një incidenti të rëndë më 27 shtator, kur policia u njoftua për praninë e tri automjeteve “të dyshimta” pranë bazës.Një zëdhënës i Downing Street tha se nuk do të komentonte “operacionet ushtarake të vendeve të huaja”, por theksoi se baza është e sigurt, transmeton Telegrafi. Ai iu referua gjithashtu deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili javën e kaluar kishte vlerësuar punën e policisë dhe shërbimeve britanike të mbrojtjes e sigurisë lidhur me incidentin.Zëdhënësi përmendi edhe deklaratën e Sekretarit të Mbrojtjes, Wes Streeting, se Britania ka “qasje të testuara dhe të provuara” për mbrojtjen e bazave të saj brenda dhe jashtë vendit.RAF Fairford, e vendosur pranë Cotswolds në Gloucestershire, është në qendër të një hetimi të policisë kundër terrorizmit. Fillimisht u arrestuan pesë persona nën dyshimin për vepra terroriste, por më pas u liruan me kusht. Një person i gjashtë, shtetas britaniko-iranian, u arrestua më vonë dhe gjithashtu u lirua me kusht.Burime në Whitehall nuk e kanë kundërshtuar se vendimi i Uashingtonit për të tërhequr bombarduesit mund të ketë qenë përgjigje ndaj incidentit në bazën britanike.Sipas BBC-së, vendimi ishte ushtarak dhe jo politik, dhe u mor në nivel operacional nga ushtria amerikane, përpara se t’u komunikohej autoriteteve ushtarake britanike.Ndërkohë, The New York Times raportoi të hënën se komandantët amerikanë kishin marrë informacione të reja për një komplot të mbështetur nga Irani kundër RAF Fairford, duke cituar dy zyrtarë amerikanë.Sipas gazetës, informacionet e reja ishin pjesë e të njëjtave paralajmërime për kërcënim të marra rreth tri javë më parë, por auto

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Bombarduesit amerikanë u tërhoqën, britanikët thonë se RAF Fairford është i sigurtFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...