PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
FlydubaiBashkëpiloti i Flydubai dyshohet se planifikoi të përplaste aeroplanin në Tel Aviv
2 min čitanja
Flydubai

Bashkëpiloti i Flydubai dyshohet se planifikoi të përplaste aeroplanin në Tel Aviv

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bashkëpiloti i një aeroplani të Flydubai, i akuzuar për tentativë rrëmbimi të mjetit gjatë një fluturimi drejt Tel Avivit, dyshohet se kishte planifikuar ta përplaste avionin në aeroportin Ben Gurion ose në një ndërtesë të lartë në Tel Aviv, sipas raportimeve amerikane dhe izraelite.Sipas këtyre raportimeve, bashkëpiloti nga Omani, i identifikuar nga disa media si Hamam al-Hammami, veproi i vetëm dhe ishte radikalizuar nga ideologjia ekstremiste, transmeton Telegrafi.Prokurori i Përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Hamad al-Shamsi, ka deklaruar se bashkëpiloti tentoi të kryente një “akt terrorist” në fluturimin FZ1073, i cili po udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit të mërkurën e kaluar.Ai dyshohet se sulmoi kapitenin Smit Machchhar me sëpatën e emergjencës që mbahet në kabinën e pilotëve, duke e plagosur, përpara se të neutralizohej nga pasagjerët. Një anëtar tjetër i ekuipazhit arriti më pas ta ulte avionin në Arabinë Saudite.Sipas burimeve të cituara nga mediat izraelite, pas sulmit ndaj kapitenit, bashkëpiloti kishte planifikuar të vazhdonte fluturimin normalisht drejt hapësirës ajrore izraelite dhe të merrte lejen për ulje në aeroportin Ben Gurion.Më pas, ai dyshohet se kishte synuar të përplaste Boeing 737 MAX, me më shumë se 180 persona në bord, në aeroport ose në një ndërtesë të lartë në qendër të Tel Avivit, në një sulm të ngjashëm me atentatet e 11 shtatorit 2001 në SHBA.Burimet thonë se ai ka gjasa të ketë vepruar si “ujk i vetmuar”, pa lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë organizatë ekstremiste apo qeveri të huaj.Sipas raportimeve, gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar gjithashtu se kishte menduar të rrëmbente dhe përplaste një tjetër fluturim drejt Tel Avivit, por kishte hequr dorë pasi kishte kuptuar se një person që njihte ndodhej në bord.Autoritetet izraelite dhe ato të Emirateve nuk kanë komentuar menjëherë këto pretendime.Al-Shamsi tha të shtunën se hetimet do të përcaktonin rrethanat e plota të incidentit, motivet dhe çdo lidhje të mundshme

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bashkëpiloti i një aeroplani të Flydubai, i akuzuar për tentativë rrëmbimi të mjetit gjatë një fluturimi drejt Tel Avivit, dyshohet se kishte planifikuar ta përplaste avionin në aeroportin Ben Gurion ose në një ndërtesë të lartë në Tel Aviv, sipas raportimeve amerikane dhe izraelite.Sipas këtyre raportimeve, bashkëpiloti nga Omani, i identifikuar nga disa media si Hamam al-Hammami, veproi i vetëm dhe ishte radikalizuar nga ideologjia ekstremiste, transmeton Telegrafi.Prokurori i Përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Hamad al-Shamsi, ka deklaruar se bashkëpiloti tentoi të kryente një “akt terrorist” në fluturimin FZ1073, i cili po udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit të mërkurën e kaluar.Ai dyshohet se sulmoi kapitenin Smit Machchhar me sëpatën e emergjencës që mbahet në kabinën e pilotëve, duke e plagosur, përpara se të neutralizohej nga pasagjerët. Një anëtar tjetër i ekuipazhit arriti më pas ta ulte avionin në Arabinë Saudite.Sipas burimeve të cituara nga mediat izraelite, pas sulmit ndaj kapitenit, bashkëpiloti kishte planifikuar të vazhdonte fluturimin normalisht drejt hapësirës ajrore izraelite dhe të merrte lejen për ulje në aeroportin Ben Gurion.Më pas, ai dyshohet se kishte synuar të përplaste Boeing 737 MAX, me më shumë se 180 persona në bord, në aeroport ose në një ndërtesë të lartë në qendër të Tel Avivit, në një sulm të ngjashëm me atentatet e 11 shtatorit 2001 në SHBA.Burimet thonë se ai ka gjasa të ketë vepruar si “ujk i vetmuar”, pa lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë organizatë ekstremiste apo qeveri të huaj.Sipas raportimeve, gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar gjithashtu se kishte menduar të rrëmbente dhe përplaste një tjetër fluturim drejt Tel Avivit, por kishte hequr dorë pasi kishte kuptuar se një person që njihte ndodhej në bord.Autoritetet izraelite dhe ato të Emirateve nuk kanë komentuar menjëherë këto pretendime.Al-Shamsi tha të shtunën se hetimet do të përcaktonin rrethanat e plota të incidentit, motivet dhe çdo lidhje të mundshme

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…