PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Venko filipçeFilipçe: Vizita e Von der Leyen zbuloi gënjeshtrat e Mickoskit për identitetin
2 min čitanja
Venko filipçe

Filipçe: Vizita e Von der Leyen zbuloi gënjeshtrat e Mickoskit për identitetin

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Venko Filipçe tha në konferencën e sotme për shtyp se vizita e Von der Leyen zbuloi gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit rreth kërcënimit të supozuar ndaj identitetit maqedonas."Hristijan nuk ka më për çfarë të gënjejë. Ai nuk mund të pretendojë më të jetë patriot që mbron interesat kombëtare, sepse e vërteta është se ato janë të mbrojtura dhe askush nuk do të jetë kurrë, në asnjë mënyrë, në gjendje t'i heqë ato nga ne. Hristijan nuk është i kënaqur me vizitën, natyrisht, sepse Presidentja Von der Leyen ia ka hequr gënjeshtrën", tha Filipçe.Ai kujtoi deklaratat dhe premtimet e Mickoskit për Marrëveshjen e Prespës dhe konfirmimin se marrëveshja mbron identitetin kombëtar."Ai tha, identiteti është i kërcënuar, ne do ta anulojmë Marrëveshjen e Prespës. Dhe çfarë bëri ky njeri? Asgjë. Ai tha se Marrëveshja e Prespës është një kryevepër e diplomacisë. Presidentja Gordana Siljanovska konfirmoi se Marrëveshja e Prespës mbron identitetin tonë kombëtar", theksoi kryetari i LSDM-së.Filipçe theksoi se qëndrimet që LSDM-ja mbron për mbrojtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase janë konfirmuar, ndërsa gënjeshtrat e Mickoskit janë shembur plotësisht.“Është e qartë se këta njerëz erdhën në pushtet me gënjeshtra, duke u shtirur si patriotë, dhe tani duan të qëndrojnë në pushtet me gënjeshtra. Gjithçka që kemi thënë deri më tani është konfirmuar. Identiteti i ruajtur, i konfirmuar me Marrëveshjen e Prespës. Gjuha e konfirmuar me marrëveshjen e Frontex-it, e nënshkruar në maqedonishten e pastër”, theksoi Filipçe. Ai theksoi se mbajtja e vendit në izolim kërcënon të ardhmen e tij dhe interesat e qytetarëve./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Venko Filipçe tha në konferencën e sotme për shtyp se vizita e Von der Leyen zbuloi gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit rreth kërcënimit të supozuar ndaj identitetit maqedonas."Hristijan nuk ka më për çfarë të gënjejë. Ai nuk mund të pretendojë më të jetë patriot që mbron interesat kombëtare, sepse e vërteta është se ato janë të mbrojtura dhe askush nuk do të jetë kurrë, në asnjë mënyrë, në gjendje t'i heqë ato nga ne. Hristijan nuk është i kënaqur me vizitën, natyrisht, sepse Presidentja Von der Leyen ia ka hequr gënjeshtrën", tha Filipçe.Ai kujtoi deklaratat dhe premtimet e Mickoskit për Marrëveshjen e Prespës dhe konfirmimin se marrëveshja mbron identitetin kombëtar."Ai tha, identiteti është i kërcënuar, ne do ta anulojmë Marrëveshjen e Prespës. Dhe çfarë bëri ky njeri? Asgjë. Ai tha se Marrëveshja e Prespës është një kryevepër e diplomacisë. Presidentja Gordana Siljanovska konfirmoi se Marrëveshja e Prespës mbron identitetin tonë kombëtar", theksoi kryetari i LSDM-së.Filipçe theksoi se qëndrimet që LSDM-ja mbron për mbrojtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase janë konfirmuar, ndërsa gënjeshtrat e Mickoskit janë shembur plotësisht.“Është e qartë se këta njerëz erdhën në pushtet me gënjeshtra, duke u shtirur si patriotë, dhe tani duan të qëndrojnë në pushtet me gënjeshtra. Gjithçka që kemi thënë deri më tani është konfirmuar. Identiteti i ruajtur, i konfirmuar me Marrëveshjen e Prespës. Gjuha e konfirmuar me marrëveshjen e Frontex-it, e nënshkruar në maqedonishten e pastër”, theksoi Filipçe. Ai theksoi se mbajtja e vendit në izolim kërcënon të ardhmen e tij dhe interesat e qytetarëve./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…