Foto: TelegrafiIz objave izvora
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të votohet mocioni për shmangien e procedurave për shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar. Tahiri kërkoi që mocioni të votohet gjatë ditës së sotme, ndërsa komisioni funksional ta trajtojë projektligjin brenda afateve të përcaktuara, në mënyrë që seanca për votimin e tij të mbahet në orën 17:30. “Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së kërkojmë votimin e mocionit për shmangie të procedurës sot deri në orën 16:30. Komisioni funksional deri në orën 17:00 duhet t’ia paraqesë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorin e Specializuar, ndërsa votimi të bëhet sot në orën 17:30”, tha Tahiri. Ai u bëri thirrje të gjitha grupeve parlamentare që ta mbështesin kërkesën, duke rikujtuar se një mocion i ngjashëm ishte mbështetur edhe gjatë leximit të parë. “Ia kërkoj mbështetjen secilit grup parlamentar që ta mbështesë mocionin, ashtu siç e votuam në leximin e parë”, deklaroi ai.Kërkesa e Tahirit u kundërshtua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila theksoi rëndësinë e zgjedhjes së presidentit dhe kërkoi që partitë politike të dakordohen për hapat e mëtejmë.“E kuptojmë rëndësinë, por dakordimi ishte pas takimit të Kurtit me Hamzën dhe kjo u bë para shefave të grupeve parlamentare. Nuk e kuptoj se si ka mundësi që vetëm pak orë para ju vini e kërkoni”, tha Haxhiu. Sipas saj prioritet duhet të jetë zgjedhja e presidentit të Kosovës, duke paralajmëruar se dështimi në këtë proces mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve. “Është shumë e rëndësishme që ne ta votojmë presidentin. Takohuni, merruni vesh dhe ejani në seancë. Nuk ka më të rëndësishme sesa presidenti. Nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje”, u shpreh ajo, përcjell Telegrafi. Haxhiu kërkoi gjithashtu që liderët e partive politike të zhvillojnë takime dhe të gjejnë një marrëveshje, duke kritikuar p
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.