PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jules koundeAlarmohet Barcelona, top pesë gjigantët e Anglisë në garë për yllin e tyre
2 min čitanja
Jules kounde

Alarmohet Barcelona, top pesë gjigantët e Anglisë në garë për yllin e tyre

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Jules Kounde po përballet me një situatë të vështirë te Barcelona, ndërsa rënia e minutave të tij në dispozicion ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Ligës Premier.Sipas “Diario Sport”, Chelsea, Arsenali, Liverpooli, Manchester United dhe Manchester City po e monitorojnë situatën e mbrojtësit francez.Forma e Koundes ka qenë në rënie që nga sezoni i kaluar. 27-vjeçari ishte lidhur me një largim nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund vendosi të qëndronte në “Camp Nou”.Megjithatë, situata e tij nuk është përmirësuar shumë as këtë sezon. Kounde ka humbur vendin në hierarkinë e mbrojtësve të djathtë, duke mbetur pas Eric Garcias në zgjedhjet e trajnerit.Madje, francezi nuk ka regjistruar asnjë minutë në tri ndeshjet e fundit radhazi të Barcelonës. Kjo situatë ka bërë që klubet angleze të shfaqin interes për të, veçanërisht për shkak të përvojës së Koundes dhe aftësisë së tij për të luajtur si mbrojtës i djathtë, por edhe në qendër të mbrojtjes.Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare për Kounden. Për më tepër, vetë futbollisti nuk është duke menduar aktualisht për largimin nga Barcelona.Edhe klubi katalunas nuk është duke e konsideruar aktivisht shitjen e tij dhe vetëm një ofertë e konsiderueshme mund ta ndryshojë qëndrimin e drejtuesve.Në rast se Kounde largohet, Barcelona tashmë ka në radar edhe alternativat për zëvendësimin e tij. Sipas raportimit, Pedro Porro i Tottenhamit dhe Ivan Fresneda i Sportingut janë dy emrat që po monitorohen nga katalunasit./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Jules Kounde po përballet me një situatë të vështirë te Barcelona, ndërsa rënia e minutave të tij në dispozicion ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Ligës Premier.Sipas “Diario Sport”, Chelsea, Arsenali, Liverpooli, Manchester United dhe Manchester City po e monitorojnë situatën e mbrojtësit francez.Forma e Koundes ka qenë në rënie që nga sezoni i kaluar. 27-vjeçari ishte lidhur me një largim nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund vendosi të qëndronte në “Camp Nou”.Megjithatë, situata e tij nuk është përmirësuar shumë as këtë sezon. Kounde ka humbur vendin në hierarkinë e mbrojtësve të djathtë, duke mbetur pas Eric Garcias në zgjedhjet e trajnerit.Madje, francezi nuk ka regjistruar asnjë minutë në tri ndeshjet e fundit radhazi të Barcelonës. Kjo situatë ka bërë që klubet angleze të shfaqin interes për të, veçanërisht për shkak të përvojës së Koundes dhe aftësisë së tij për të luajtur si mbrojtës i djathtë, por edhe në qendër të mbrojtjes.Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare për Kounden. Për më tepër, vetë futbollisti nuk është duke menduar aktualisht për largimin nga Barcelona.Edhe klubi katalunas nuk është duke e konsideruar aktivisht shitjen e tij dhe vetëm një ofertë e konsiderueshme mund ta ndryshojë qëndrimin e drejtuesve.Në rast se Kounde largohet, Barcelona tashmë ka në radar edhe alternativat për zëvendësimin e tij. Sipas raportimit, Pedro Porro i Tottenhamit dhe Ivan Fresneda i Sportingut janë dy emrat që po monitorohen nga katalunasit./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…