DiasporaEkskluzive / “Nuk ishte puna të dorëzohesha” – Hajdin Limoni rrëfen për Telegrafin si shpëtoi katër të rinj nga vetura në flakë në Zvicër
2 min čitanja
Diaspora
Ekskluzive / “Nuk ishte puna të dorëzohesha” – Hajdin Limoni rrëfen për Telegrafin si shpëtoi katër të rinj nga vetura në flakë në Zvicër
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Hajdin Limoni, shqiptari nga komuna e Gjilanit që u bë hero në Wohlen të Zvicrës pasi shpëtoi katër të rinj nga një veturë që po digjej pas një aksidenti, ka rrëfyer ekskluzivisht për Telegrafin momentet dramatike të ndërhyrjes së tij dhe reagimet që pasuan.Në një intervistë nga shtëpia e tij në Zvicër, Limoni tregoi se po kthehej në shtëpi kur vërejti zjarrin. Fillimisht mendoi se po digjej mali, por pasi u afrua dhe pyeti të pranishmit, kuptoi se brenda veturës kishte njerëz, shkruan Telegrafi. - YouTube youtu.be Sipas tij, flakët ishin aq të mëdha, sa personat që ndodheshin aty kishin frikë t’i afroheshin veturës. Limoni u kërkoi të ndihmonin dhe ndërhyri menjëherë për t’i nxjerrë të rinjtë.“E kam çelur derën dhe e kam nxjerrë njërin pas tjetrit. I kam qitur jashtë dhe kam thënë: ‘Hiqmini prej flakës!’”, rrëfeu ai.Limoni shpjegoi se fillimisht i nxori vetë nga vetura, ndërsa të pranishmit më pas e ndihmuan për t’i larguar nga rreziku.“Prej flakës i kam nxjerrë unë, pastaj ata i kapnin”, tha ai. Hajdin Limoni duke treguar ngjarjen me kryredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.Foto: TelegrafiTë rinjtë, sipas rrëfimit të tij, ishin të moshave nga 17 deri 21 vjeç. Ai tregoi se disa prej tyre ishin pa vetëdije dhe nuk mund të komunikonin.Ndërhyrja për ta nxjerrë shoferin ishte veçanërisht e vështirë. Flakët po i afroheshin fytyrës së tij, ndërsa rripi i sigurimit e pengonte nxjerrjen. “Kur e kam çelur derën e shoferit, e kishte kokën të lëshuar teposhtë dhe flaka po i shkonte fytyrës. Nuk kam mundur ta fus dorën poshtë për t’ia hequr rripin”, tregoi Limoni.Për ta liruar, ai kërkoi një mjet me të cilin mund ta priste rripin.“Kam kërkuar një brisk dhe ma kanë dhënë një thikë. E kam prerë rripin dhe e kam nxjerrë”, tha ai, duke theksuar se ndërhyrja ishte çështje minutash.Gjatë shpëtimit, Limoni pësoi lëndime në ballë dhe në dorë. Megjithatë, vazhdoi të ndihmonte, pasi të rinjtë ende ndodheshin në rrezik.“Po, e vërejta, por nuk ishte puna të dorëzohesha aty”, u shpre
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.