PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ferizaj lokale302 gjoba në Ferizaj gjatë shtatorit për përdorim të telefonit gjatë vozitjes
1 min čitanja
Ferizaj lokale

302 gjoba në Ferizaj gjatë shtatorit për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 302 gjoba gjatë muajit shtator ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit.Sipas Policisë, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit vazhdon të përbëjë një nga faktorët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion dhe mund të kontribuojë në shkaktimin e aksidenteve.Gjatë shtatorit 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë masa ndaj 302 shoferëve që kanë shkelur këtë rregull.Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen në drejtimin e automjetit dhe të shmangin përdorimin e telefonit apo çdo shpërqendrim tjetër gjatë vozitjes.“Edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve”, thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale të Ferizajt.Policia ka ftuar qytetarët që të raportojnë shkeljet e rregullave të trafikut në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.Sipas Policisë, konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve që raportojnë shkeljet do të ruhet. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 302 gjoba gjatë muajit shtator ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit.Sipas Policisë, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit vazhdon të përbëjë një nga faktorët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion dhe mund të kontribuojë në shkaktimin e aksidenteve.Gjatë shtatorit 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë masa ndaj 302 shoferëve që kanë shkelur këtë rregull.Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen në drejtimin e automjetit dhe të shmangin përdorimin e telefonit apo çdo shpërqendrim tjetër gjatë vozitjes.“Edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve”, thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale të Ferizajt.Policia ka ftuar qytetarët që të raportojnë shkeljet e rregullave të trafikut në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.Sipas Policisë, konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve që raportojnë shkeljet do të ruhet. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…