Prishtina lokaleDy muaj pa paga, punëtorët e NPB-së protestojnë dhe paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimeve
2 min čitanja
Prishtina lokale
Dy muaj pa paga, punëtorët e NPB-së protestojnë dhe paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimeve
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Punëtorë të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) janë mbledhur sot më 05.10.2026 para objektit të Komunës së Prishtinës për të protestuar lidhur me mos-ekzekutimin e pagave.Sipas njoftimit të tyre, që tash e dy muaj, rreth 380 punëtorëve të kësaj ndërmarrje nuk u janë ekzekutuar pagat mujore.Këta të fundit paralajmëruan edhe ndërprerje të shërbimeve në rast se kërkesa e tyre nuk përmbushet.Organizatori i protestës, Xhevat Prebreza tha se çdo punëtorë i kësaj ndërmarrje është duke u përballur me vështirësi të qirave të larta, faturave të energjisë, shpenzimeve të ushqimit e nevojave të përditshme.Sipas tij, për institucionet paga mund të jetë vetëm një çështje administrative, por për punëtorët e NPB-së është buka e familjes dhe siguria e jetesës së tyre.“Çdo punëtorë ka familje, ka fëmijë që presin të ushqehen, prindër që kanë nevojë për përkujdesje dhe obligime që nuk mund të presin. Qiraja e lartë, faturat e rrymes elektrike, shpenzimet e ushqimit dhe nevojat e përditshme, faturat tjera dhe pagesat e qerdheve, kredit bankare, ku çdo i dyti është me obligime, shkollimi i fëmijëve dhe pagesat e transportit, nuk mund të shtyhen pafundësisht. Për institucionet, paga mund të jetë një çështje administrative, por për ne, kjo pagë është buka e familjes dhe siguria e jetesës së përditshme.” – theksoi ai.Prebreza deklaroi se nuk janë duke kërkuar as mëshirë e as lëmoshë, por po kërkojnë të drejtën e tyre elementare.“Po kërkojmë vetëm të drejten tonë elementare, marrjen e pagesës mujore që e kemi fituar me djersën tonë.” – u shpreh ai.Prebreza kërkoi nga Komuna e Prishtinës dhe kryetari i kësaj të fundit, Përparim Rama, që të gjejë zgjidhje për pagat e këtyre punëtorëve.Ai po ashtu kërkoi edhe nga Gjykata Supreme që ta përshpejtojë më urgjencë lëndën e tyre.“Duke pasur parasysh që Komuna e Prishtinës, është aksionare 100% e NPB-së, kërkojmë publikisht nga kryetari z. Përparim Rama, që të ushtrojë autoritetin e tij institucional për të mbështetur fuqishëm në zgjidhjen e këtyre s
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.