PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kombëtarja e irlandësSkandal në ndeshjen Irlandë - Izrael, trajneri irlandez akuzon lojtarin kundërshtar: Na pështyu
2 min čitanja
Kombëtarja e irlandës

Skandal në ndeshjen Irlandë - Izrael, trajneri irlandez akuzon lojtarin kundërshtar: Na pështyu

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Trajneri i fitnesit të Kombëtares së Irlandës, Damien Doyle, dyshohet se është pështyrë nga një futbollist i Izraelit gjatë një përleshjeje në tunel, në pushimin e ndeshjes mes dy skuadrave të dielën mbrëma.Ndeshja, e cila përfundoi 1-1, u shoqërua me tensione të shumta brenda dhe jashtë fushës, në një sfond të marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve për shkak të luftës në Gaza.Irlanda kishte vendosur ta zhvendoste ndeshjen e saj “vendase” ndaj Izraelit në Baçka Topolë të Serbisë, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Irlanda është një nga vendet që ka kritikuar më ashpër ofensivën izraelite në Gaza.Edhe para ndeshjes pati tensione. Futbollistët irlandezë ulën kokat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Izraelit, mbajtën shirita të zinj në krahë në shenjë mbështetjeje për komunitetin në Gaza dhe nuk pranuan t’u japin dorën kundërshtarëve.Situata u tensionua edhe më shumë në fund të pjesës së parë, kur të dyja skuadrat po largoheshin drejt dhomave të zhveshjes. Sipas pretendimit të stafit irlandez, Doyle është pështyrë nga një futbollist i paidentifikuar i Izraelit.Ireland fitness coach Damien Doyle was allegedly spat on by an Israeli player at half-time, according to reports in the stadium in Serbia.The Irish media are reporting that the incident took place as the players and staff made their way down the tunnel.@SkySportsNews has contacted the FAI and UEFA. https://t.co/qcFJM0I1FM — Anthony Joseph (@AnthonyRJoseph) October 4, 2026Gjyqtari spanjoll Juan Martinez Munuera, i cili raportohet se nuk e kishte parë momentin kur ndodhi pështyja, ndërhyri shpejt për të parandaluar që situata të përshkallëzohej në një përleshje fizike.As Federata Irlandeze dhe as ajo izraelite nuk kishin bërë koment publik për incidentin në momentin e raportimit, ndërsa UEFA deklaroi se nuk kishte pranuar ndonjë ankesë zyrtare dhe për këtë arsye nuk mund të ndërmerrte veprime.Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, konfirmoi pretendimin e Doyle, por la të kuptohej se çështja nuk d

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Trajneri i fitnesit të Kombëtares së Irlandës, Damien Doyle, dyshohet se është pështyrë nga një futbollist i Izraelit gjatë një përleshjeje në tunel, në pushimin e ndeshjes mes dy skuadrave të dielën mbrëma.Ndeshja, e cila përfundoi 1-1, u shoqërua me tensione të shumta brenda dhe jashtë fushës, në një sfond të marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve për shkak të luftës në Gaza.Irlanda kishte vendosur ta zhvendoste ndeshjen e saj “vendase” ndaj Izraelit në Baçka Topolë të Serbisë, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Irlanda është një nga vendet që ka kritikuar më ashpër ofensivën izraelite në Gaza.Edhe para ndeshjes pati tensione. Futbollistët irlandezë ulën kokat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Izraelit, mbajtën shirita të zinj në krahë në shenjë mbështetjeje për komunitetin në Gaza dhe nuk pranuan t’u japin dorën kundërshtarëve.Situata u tensionua edhe më shumë në fund të pjesës së parë, kur të dyja skuadrat po largoheshin drejt dhomave të zhveshjes. Sipas pretendimit të stafit irlandez, Doyle është pështyrë nga një futbollist i paidentifikuar i Izraelit.Ireland fitness coach Damien Doyle was allegedly spat on by an Israeli player at half-time, according to reports in the stadium in Serbia.The Irish media are reporting that the incident took place as the players and staff made their way down the tunnel.@SkySportsNews has contacted the FAI and UEFA. https://t.co/qcFJM0I1FM — Anthony Joseph (@AnthonyRJoseph) October 4, 2026Gjyqtari spanjoll Juan Martinez Munuera, i cili raportohet se nuk e kishte parë momentin kur ndodhi pështyja, ndërhyri shpejt për të parandaluar që situata të përshkallëzohej në një përleshje fizike.As Federata Irlandeze dhe as ajo izraelite nuk kishin bërë koment publik për incidentin në momentin e raportimit, ndërsa UEFA deklaroi se nuk kishte pranuar ndonjë ankesë zyrtare dhe për këtë arsye nuk mund të ndërmerrte veprime.Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, konfirmoi pretendimin e Doyle, por la të kuptohej se çështja nuk d

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…