Prejardhje kurdE sulmuan për shkak të seksualitetit, reperi në Gjermani thumbon përmes lidhjes lezbike të lideres së AfD-së
2 min čitanja
Prejardhje kurd
E sulmuan për shkak të seksualitetit, reperi në Gjermani thumbon përmes lidhjes lezbike të lideres së AfD-së
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një reper gjerman, që në fakt është më prejardhje kurd, e që njihet si reperi i parë kurd me preferenca të seksualitetit të njëjtë gjinor, ka lansuar këngën e re, që nxiti reagime të shumta.Baran Kok, siç quhet ky reper, mori kritika për faktin që është gay, por, ai ia rikujtoi gjermanëve që edhe në politikë ka persona të LGBTI-së, prandaj, para se të sulmojnë atë, le të shohin veten se kë e kanë votuar.Prandaj ka ‘sulmuar’ sipas tekstit, lideren e AfD-së, Alice Weidel, dhe partneren e saj Sarah Bossard, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.Ky projekt është titulluar “Boss hart” (shef i fortë) dhe titulli rimon qëllimisht me mbiemrin e Sarah Bossard, partneres së lideres së AfD, Alice Weidel. Marrëdhënia e tyre si lezbike, është pjesë e frazës së këngës. Pjesa më sulmuese e këngës është një varg i refrenit ku thotë "Do ta q** AfD-në sikur të isha Sarah Bossard".Kënga erdhi pasi çifti prej dy vajzave, që jetojnë në Einsiedeln, Kantoni Schwyz, ka bërë vazhdimisht bujë si në Gjermani ashtu edhe në Zvicër, pasi lidhja e tyre nuk përputhet fare me idealin e AfD-së: Partia e saj përhap idenë se një familje duhet të përbëhet nga një burrë dhe një grua.Me këngët e tij, Kok nuk atakon vetëm udhëheqësen e AfD-së dhe partneren e saj.Kujtojmë që në këngën e tij "Scheiss auf HipHop" (Dreq HipHop-i), ai gjithashtu e ofendon veteranen gjermane të repit Fler me vargun "Je viktimë sepse u beson autorëve të krimit / Nëse e godas Fler-in, a jam atëherë një person që e rrah gruan?"Fler më parë kishte pohuar në mënyrë indirekte në një podcast se Kok pati një performancë në «Splash!», festivalin më të madh të hip-hopit në Gjermani, vetëm për shkak të seksualitetit të tij, prandaj, reperi ka vendosur t’i sulmojë ata që e sulmojnë atë!/Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.