Ferizaj lokaleShtimes i dhurohet kamion i ri zjarrfikës në vlerë mbi 553 mijë euro
1 min čitanja
Ferizaj lokale
Shtimes i dhurohet kamion i ri zjarrfikës në vlerë mbi 553 mijë euro
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Komunës së Shtimes i është dhuruar një kamion i ri zjarrfikës nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), me vlerë prej 553,449.50 eurosh.Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë të ditur se automjeti i ri është i pajisur me teknologji moderne dhe do të shërbejë për rritjen e kapaciteteve në reagimin ndaj zjarreve dhe situatave emergjente.Sipas Aliut, kamioni ka kapacitet prej 6,600 litrash ujë dhe shkumë, ndërsa është i pajisur me sistem 4x4, duke mundësuar ndërhyrje edhe në terrene më të vështira.“Një investim madhor për sigurinë e qytetarëve tanë!”, ka shkruar Aliu.Ai ka falënderuar MPB-në dhe AME-në për donacionin, duke theksuar se pajisja e re kontribuon në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.“Vazhdojmë me punë për Shtimen!”, ka shkruar kryetari Aliu. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.