PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Cyrih zvicrsZgjedhet kungulli më i rëndë në Zvicër, peshon rreth 652 kilogramë
1 min čitanja
Cyrih zvicrs

Zgjedhet kungulli më i rëndë në Zvicër, peshon rreth 652 kilogramë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sezoni i kungujve ka nisur, tashmë po bëhet edhe vjelja e tyre, varësisht se cilit sezon i takojnë.Mirëpo, një kungull që është rritur në Cyrih të Zvicrës, ka kaluar çdo parametër të rritjes.Fjala është për kungullin e varietetit “Atlantic Giant”, i cili është kultivuar nga Florian Isler nga Esslingen, Cyrih, e që për të tretin vit radhazi ka fituar titullin në kampionatin zviceran të peshimit të kungujve dhe perimeve gjigante.Gara u zhvillua në Bächlihof, ku gjithsej u peshuan 18 kunguj gjigantë. Në aktivitet morën pjesë 16 ekipe, ndërsa 14 prej kungujve të paraqitur në garë ishin të varietetit portokalli “Atlantic Giant” dhe katër të tjerë ishin kunguj të gjelbër.Isler nuk u mjaftua vetëm me triumfin me kungullin 651.5 kilogramësh. Ai vendosi edhe tri rekorde zvicerane: me një “Bushel Gourd” prej 136.6 kilogramësh, një luledielli me lartësi 7.695 metra dhe një shalqi që peshonte 97.2 kilogramë, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.Pavarësisht përmasave të jashtëzakonshme të fituesit të këtij viti, rekordi zviceran për kungullin më të rëndë vazhdon të jetë 1,054 kilogramë, ndërsa rekordi botëror është 1,278.8 kilogramë.Madje, vlen të theksohet se për shkak të peshës së tyre të madhe, kungujt dhe perimet gjigante transportohen deri te peshorja me pirun ngritës./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sezoni i kungujve ka nisur, tashmë po bëhet edhe vjelja e tyre, varësisht se cilit sezon i takojnë.Mirëpo, një kungull që është rritur në Cyrih të Zvicrës, ka kaluar çdo parametër të rritjes.Fjala është për kungullin e varietetit “Atlantic Giant”, i cili është kultivuar nga Florian Isler nga Esslingen, Cyrih, e që për të tretin vit radhazi ka fituar titullin në kampionatin zviceran të peshimit të kungujve dhe perimeve gjigante.Gara u zhvillua në Bächlihof, ku gjithsej u peshuan 18 kunguj gjigantë. Në aktivitet morën pjesë 16 ekipe, ndërsa 14 prej kungujve të paraqitur në garë ishin të varietetit portokalli “Atlantic Giant” dhe katër të tjerë ishin kunguj të gjelbër.Isler nuk u mjaftua vetëm me triumfin me kungullin 651.5 kilogramësh. Ai vendosi edhe tri rekorde zvicerane: me një “Bushel Gourd” prej 136.6 kilogramësh, një luledielli me lartësi 7.695 metra dhe një shalqi që peshonte 97.2 kilogramë, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.Pavarësisht përmasave të jashtëzakonshme të fituesit të këtij viti, rekordi zviceran për kungullin më të rëndë vazhdon të jetë 1,054 kilogramë, ndërsa rekordi botëror është 1,278.8 kilogramë.Madje, vlen të theksohet se për shkak të peshës së tyre të madhe, kungujt dhe perimet gjigante transportohen deri te peshorja me pirun ngritës./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…