Foto: TelegrafiIz objave izvora
Deputetet e LDK-së nuk kanë marrë pjesë në votim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Ndërkaq, para votimit Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e shenjtë, por ka bërë të ditur se partia e saj nuk mund të bëhet pjesë e nismës së propozuar.Ajo ka theksuar se asnjë përgjegjësi individuale nuk mund të shndërrohet në fajësi kolektive dhe se një përgjegjësi e tillë nuk mund ta zhbëjë karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së.Lushaku-Sadriu ka thënë se nuk mund t’u premtohet qytetarëve se një votim në Kuvend mund të zhbëjë një aktgjykim apo të zëvendësojë betejën juridike. Lushaku: LDK nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme, rrezikon pasoja për Kosovën Sipas saj, ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk mund të shfuqizojë detyrimet ekzistuese dhe as të anashkalojë Kushtetutën e Kosovës.“Ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk i shfuqizon detyrimet dhe nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën. Vetë miratimi i këtyre ndryshimeve nuk garanton zbatimin e tyre dhe as rezultatin që u premtohet qytetarëve sot”, ka deklaruar ajo.Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësimin se ndryshimet e miratuara mund të mos i nënshtrohen kontrollit kushtetues, duke vënë në pikëpyetje efektin juridik që synohet të arrihet përmes kësaj nisme.Lushaku-Sadriu ka theksuar se, për LDK-në, rruga për të kundërshtuar apo ndryshuar një aktgjykim është përmes institucioneve gjyqësore dhe mjeteve juridike në dispozicion.“Për LDK-në, rruga e vetme për të ndryshuar një aktgjykim është rruga gjyqësore, rruga e Apelit”, ka thënë Lushaku-Sadriu. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.