PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kuvendi i kosovesKurti thotë se sot do të takohet sërish me Hamzën për çështjen e presidentit
2 min čitanja
Kuvendi i kosoves

Kurti thotë se sot do të takohet sërish me Hamzën për çështjen e presidentit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke e ndërlidhur atë me nevojën për një strategji shtetërore lidhur me zhvillimet në Hagë. Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për një strategji serioze për përballjen me situatën në Hagë, por sipas tij, për zbatimin e kësaj strategjie vendi duhet të ketë institucione funksionale, përfshirë edhe presidentin. “Na duhet një strategji serioze për Hagën, por për ta zbatuar atë strategji na duhet një president”, ka deklaruar Kurti.Ai ka theksuar se përballë asaj që e konsideron situatë të padrejtë në Hagë, Kosova duhet të jetë një shtet i fuqishëm dhe me institucione të konsoliduara.“Duhet ta kemi të qartë edhe një gjë tjetër, për situatën e padrejtë në Hagë duhet ta kemi një shtet të fuqishëm. Duhet të ketë ligj, por duhet të ketë edhe president”, është shprehur kryeministri.Kurti ka paralajmëruar se miratimi i një ligji që lidhet me Hagën, pa një stabilitet funksional institucional, mund të sjellë pasoja të tjera për vendin. “Një ligj për Hagën pa stabilitet funksional, pa president dhe zgjedhje të përsëritura rrezikon një jostabilitet në vend”, ka thënë Kurti. Në këtë kontekst, kryeministri kati ka bërë të ditur se do të takohet sërish me Hamzën, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për tejkalimin e situatës përmendur edhe takimet e tij me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, duke i cilësuar ato si konstruktive. Kurti ka bërë të ditur se do të takohet sërish me Hamzën, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për tejkalimin e situatës politike. “Falënderoj Bedri Hamzën për takimet konstruktive që kemi pasur dhe do të takohemi sërish sot, sepse duhet të takohemi, të merremi vesh dhe të ecim të gjithë bashkë”, ka deklaruar Kurti. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke e ndërlidhur atë me nevojën për një strategji shtetërore lidhur me zhvillimet në Hagë. Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për një strategji serioze për përballjen me situatën në Hagë, por sipas tij, për zbatimin e kësaj strategjie vendi duhet të ketë institucione funksionale, përfshirë edhe presidentin. “Na duhet një strategji serioze për Hagën, por për ta zbatuar atë strategji na duhet një president”, ka deklaruar Kurti.Ai ka theksuar se përballë asaj që e konsideron situatë të padrejtë në Hagë, Kosova duhet të jetë një shtet i fuqishëm dhe me institucione të konsoliduara.“Duhet ta kemi të qartë edhe një gjë tjetër, për situatën e padrejtë në Hagë duhet ta kemi një shtet të fuqishëm. Duhet të ketë ligj, por duhet të ketë edhe president”, është shprehur kryeministri.Kurti ka paralajmëruar se miratimi i një ligji që lidhet me Hagën, pa një stabilitet funksional institucional, mund të sjellë pasoja të tjera për vendin. “Një ligj për Hagën pa stabilitet funksional, pa president dhe zgjedhje të përsëritura rrezikon një jostabilitet në vend”, ka thënë Kurti. Në këtë kontekst, kryeministri kati ka bërë të ditur se do të takohet sërish me Hamzën, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për tejkalimin e situatës përmendur edhe takimet e tij me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, duke i cilësuar ato si konstruktive. Kurti ka bërë të ditur se do të takohet sërish me Hamzën, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për tejkalimin e situatës politike. “Falënderoj Bedri Hamzën për takimet konstruktive që kemi pasur dhe do të takohemi sërish sot, sepse duhet të takohemi, të merremi vesh dhe të ecim të gjithë bashkë”, ka deklaruar Kurti. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…